Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkim Evropian kanë vënë sanksione ndaj Qeverisë së Kosovës, si pasojë e mos dëgjimit të këshillave të tyre për deeskaliminn e situatës së sigurisë në veri dhe kthim në tryezën e bisedimeve Kosovë Serbi.
Por për krejt këtë situatë Fatmir Limaj ka një shpjegim interesant se pse erdhi çështja deri këtu.
Ai thotë se janë totalisht të habitshme veprimet e Kurtit në veri, e ku si pasojë erdhën sanksionet për vendin.
“Kjo ka mundur të ndodh.. ky tensionim i marrëdhënieve të Qeverisë së Kosovës me aleatët, veç për një arsye kishte mundur të ndodh për çka ne sot e kemi krijuar këtë situatë, e kemi mbyll Kosovën, për do tabela, për burgosjen e 4-6 vetave, për do zgjedhjeve të tre katër kryetarëve atje, që si kanë votuar as dy përqind e që është tërheq nga të gjitha këto, e ke zgjedh kryetarin, pastaj po thua po shkojmë në zgjedhje të reja, dhe kanë fol për tabela, sot futen aty tabela çdo ditë dhe nuk lodhet kush për atë punë.
Unë e kuptoj këtë tensionim vetëm, me një kusht, kur Albin Kurti se kishte pranuar marrëveshjen e Brukselit pa njohje, duhet një temë e madhe për me ardh deri në këtë tensionim, d.m.th. një gjë e madhe, një tensionim i tillë se çfarë e ka pruar Kurti Kosovën ka kuptim vetëm për ndonjë temë të madhe, pra më falni në Bruksel Asociacion pa njohje nuk ka, ky është qëndrimi im dhe kuptohet është një kauzë e madhe, a po e dini për çka e ka tensionuar ky situatën, për teket të veta, për më shumë shtet e sovranitet, ku ka sot sovranitet për rend e ligj, ku ka bre sot rend e ligj në veri, sot kemi atje njësi të përkohshme që përdoren për situate të jashtëzakonshme siç janë njësitet speciale, as unë, as ti kurrë nuk do të donim t`i shihnim njësinë speciale rrugëve të Prishtinës, këtu po t`i shikosh të krijojnë shqetësim.
Njësia speciale kur përdoret është situatë e jashtëzakonshme që do të thotë ajo pjesë e Kosovës është në një situatë të jashtëzakonshme, çfarë më shumë shtet e sovranitet krejt kjo po bëhet dhe po tërhiqet, Kurti do të tërhiqet nga këto veprime, për çfarë kauze luftove, e solle vendin në buzë të shkatërrimit me vendet strategjike, për çka e solle vendin me sanksione e masa që kanë ardhur për çka? Për çka? Shikoni, ka kauza, kur arsyetohet sikurse që e thash marrëveshje e Brukselit, që se ka njohjen brenda, por për burgosjen e katër a pesë vetave dhe për ata kryetarë a, ama dëmi ka me mbet, ju keni me lëshuar pe, por dëmi s`do të largohet, dëmi ekonomik, edhe politik edhe në imazhi dhe pozicionin e Kosovës”, tha Fatmir Limaj.