Nuk ka zgjatur shumë protesta e thirrur nga Partia Socialdemokrate.
Ndërsa Dardan Molliqaj mbante një fjalim protestuesit kanë gjuajtur tym para ndërtesës së Qeverisë dhe posa kreu i PSD-së mbylli fjalimin ai e mbylli protestës.
Paraprakisht, kishin hequr flamujt e Kosovës para Qeverisë dhe vendosën flamuj të bardhë si simbol dorëzimi.
Protesta është thirrur nga PSD-ja për ta kundërshtuar Marrëveshjen e Ohrit, me të cilën ata thonë se kryeministri Albin Kurti pranoi krijimin e Asociacionit.