Rezultatet e Exit Poll-it të Klan Kosova dhe Albanian Post për zgjedhjet në Shqipëri që u prezantuan në Rubikon në Klan Kosova e kanë nxjerrë Partinë Socialiste fituese të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri
Sipas këtyre rezultateve, PS ka marrë 51.8%, apo 79 mandate, ndërsa Partia Demokratike e Sali Berishës 38% apo 54 sosh.
Në Qarkun e Tiranës, Partia Socialiste e Edi Ramës ka fituar 47.7 për qind apo 20 mandate, kurse Partia Demokratike e Sali Berishës ka fituar 30.01 për qind apo 12 mandate, njofton Klankosova.tv.
Gjithnjë sipas Exit Poll-it të Klan Kosova dhe Albanian Post, në Qarkun e Elbasanit, PS ka fituar bindshëm me 57 për qind apo nëntë mandate, teksa PD-ja ka marrë 35 për qind apo pesë mandate.