Partia Socialiste iu ka bërë thirrje simpatizantëve të saj që të ruajnë qetësinë, derisa po zhvillohet procesi i numërimit të votave.
Elena Kace, përfaqësuese e kësaj partie, tha para mediave se “rezultati është në kuti dhe mos keni dyshim që askush do e ndryshojë atë”..
Ajo ftoi për shmangie të provokimeve, transmeton Gazeta Papirus.
Kace tha se mospublikimi i rezultateve të Vorës dhe Njësisë 10 nga KQZ-ja është vendim arbitrar që bie ndesh me logjikën e votimit elektronik.