Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pasi militantë të Vetëvendosjes po pengojnë në raportimet që po bëjnë gazetarët në komunat e Kosovës, shkruan Periskopi.
Përmes një postimi, AGK ka thënë se kjo është e papranueshme dhe rrezik për demokracinë.
“U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të mos i pengojnë gazetarët në kryerjen e detyrave të tyre profesionale, teksa organeve të rendit që të garantojnë një mjedis të sigurt për punën e tyre”, thuhet në reagimin e AGK.
Postimi i plotë:
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës rikujton se gazetarët kanë një rol kyç në proceset demokratike dhe nuk duhet të jenë cak i sulmeve apo presioneve.
U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të mos i pengojnë gazetarët në kryerjen e detyrave të tyre profesionale, teksa organeve të rendit që të garantojnë një mjedis të sigurt për punën e tyre.
Çdo formë e ngacmimeve apo kërcënimeve ndaj gazetarëve është e papranueshme dhe rrezik për demokracinë. #zgjedhjet #gazetaret #media