GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Provat e Prokurorisë kundër ish-krerëve të UÇK-së: Komunikata, intervista, dokumentarë, shënime personale

04/04/2023
në Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Provat e Prokurorisë kundër ish-krerëve të UÇK-së: Komunikata, intervista, dokumentarë, shënime personale
Share on FacebookShare on Twitter

Të hënën, në ditën e parë të gjyqit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, prokurorët e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë kanë përdorur komunikata të UÇK-së, intervista televizive, dokumentarë, si dhe shënime personale, që u gjetën në shtëpitë e Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, si prova kryesore për të argumentuar krimet për të cilat akuzohen Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi.

Prokurorët e specializuar prezantuan rastin duke argumentuar se katër të akuzuarit kishin themeluar dhe udhëhiqnin një “ndërmarrje të përbashkët kriminale” që thuhej se kishte për shënjestër kundërshtarët, përfshirë këtu ata që i konsideronte “tradhtarë”, “kolaboracionistë” e mbështetës dhe anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ata thanë se këto veprime ishin “një luftës speciale” kundër personave që i konsideronin “kolaboracionistë dhe tradhtarë”

Prokuroria tha se do të dëshmojë se të akuzuarit kanë “personalisht përgjegjësi” për krimet për të cilat ngarkohen.

Prokurori i Specializuar, Alex Whiting, tha se ish-krerët e UÇK-së ishin anëtarë themelues të UÇK-së dhe të Shtabit të Përgjithshëm, ku mbanin poste të larta drejtuese.

“Ata, të katër, pa asnjë dyshim ishin udhëheqësit parësorë të UÇK-së dhe për këtë janë vlerësuar dhe nderohen. Por, kishte edhe një anë tjetër më të errët të udhëheqjes së tyre dhe ky është objekt i gjykimit që po fillon sot”, tha ai.

Sipas Whiting, provat e Prokurorisë së Specializuar do të tregojnë se të akuzuarit “mbështetën dhe zbatuan një politikë, e cila vinte në shënjestër ata persona, që konsideroheshin prej tyre si kundërshtarë, përfshirë ata që akuzoheshin si kolaboracionalistë – shpesh mbështetur në asgjë pos lidhjeve me institucionet serbe – si dhe personat e perceptuar jombështetës të qëllimeve apo mjeteve të UÇK-së dhe më vonë të Qeverisë së përkohshme të Kosovës”.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, sërish u deklaruan të pafajshëm për dhjetë pikat e aktakuzës.

Tags: Alex Whitingish-krerët e UÇK-sëProvaUCK
ShareTweetShare
Previous Post

Rrahje brutale në Prishtinë: 61-vjeçari e bën për spital të moshuarin 76-vjeçar, ia thyen dhëmbët

Next Post

Rrëfimi i Natasha Kandiq: Si provuan serbët të më vrisnin dhe ta fajësonin UÇK-në

Next Post
Rrëfimi i Natasha Kandiq: Si provuan serbët të më vrisnin dhe ta fajësonin UÇK-në

Rrëfimi i Natasha Kandiq: Si provuan serbët të më vrisnin dhe ta fajësonin UÇK-në

Lajmet e fundit

Abdixhiku: Është e pakuptueshme se si një parti me 48 deputetë të mos arrijë të bëjë një shumicë minimale

Abdixhiku: Është e pakuptueshme se si një parti me 48 deputetë të mos arrijë të bëjë një shumicë minimale

19/05/2025
Krasniqi pas dështimit të seancës: VV e ka marrë shtetin peng – propozimin e LDK’së e diskutojmë sot

Krasniqi: Për 24 orë mundet të konstituohet Kuvendi, nëse VV tërhiqet nga emri i Albulena Haxhiut

19/05/2025
Rama: S’lejojmë që keqemanxhimi të rrezikojë shëndetin publik dhe pagat e punëtorëve të “Pastrimit”

Rama: S’lejojmë që keqemanxhimi të rrezikojë shëndetin publik dhe pagat e punëtorëve të “Pastrimit”

19/05/2025
Dështon tentimi i 18-të për konstituimin e Kuvendit

Dështon tentimi i 18-të për konstituimin e Kuvendit

19/05/2025
Nis seanca e 18-të për konstituim të Kuvendit

Nis seanca e 18-të për konstituim të Kuvendit

19/05/2025
Behrami e quan frikacak Kurtin: Nëse keni dyshu deri më sot, tashmë e keni të qartë

Behrami e quan frikacak Kurtin: Nëse keni dyshu deri më sot, tashmë e keni të qartë

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Abdixhiku: Është e pakuptueshme se si një parti me 48 deputetë të mos arrijë të bëjë një shumicë minimale

Abdixhiku: Është e pakuptueshme se si një parti me 48 deputetë të mos arrijë të bëjë një shumicë minimale

19/05/2025
Krasniqi pas dështimit të seancës: VV e ka marrë shtetin peng – propozimin e LDK’së e diskutojmë sot

Krasniqi: Për 24 orë mundet të konstituohet Kuvendi, nëse VV tërhiqet nga emri i Albulena Haxhiut

19/05/2025
Rama: S’lejojmë që keqemanxhimi të rrezikojë shëndetin publik dhe pagat e punëtorëve të “Pastrimit”

Rama: S’lejojmë që keqemanxhimi të rrezikojë shëndetin publik dhe pagat e punëtorëve të “Pastrimit”

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.