Qindra qytetarë janë mbledhur në sheshin para kryeministrisë në Tiranë e dhjetëra të tjerë në selinë e Partisë Demokratike, në pritje të kryedemokratit, Sali Berisha për të marshuar drejt Kryeministrisë, ku do të mbahet edhe protesta e opozitës.
Shumë prej tyre kanë ardhur me mesazhe ironizuese mesazhe ironizuese kundrejt kryeministrit Edi Rama. “Rama, brend korrupsioni”, apo dhe “Faleminderit që na qite në dritë”, janë disa prej tyre.