Sonte në Beograd u mbajt një “protestë në mbështetje të popullit rus”, e organizuar nga disa grupe të krahut të djathtë.
Protesta u mbajt në afërsi të Presidencës së Serbisë dhe protestuesit dhanë mesazhe mbështetjeje për Rusinë, e cila filloi një pushtim ushtarak të Ukrainës të enjten e kaluar.
Tubimi filloi me himnet e Serbisë dhe Rusisë, qytetarët mbajnë flamuj rus dhe serb dhe thërrasin “Rusi, Rusi”, “Serbët dhe rusët janë vëllezër përgjithmonë”, “Tradhti, tradhti”. Protestuesit më pas marshuan drejt ambasadës ruse.
Përgjatë këtij tubimi, siç raporton mediumi serb N1, u dëgjuan edhe thirrje “Vuçiq, shqiptar, na tradhtove”.
Serbia është një ndër vendet e vetme që ka dalë hapur në përkrahje të Rusisë. Organizime të ngjashme serbët bënë ditë më parë. /