Qyetetarë të shumtë janë duke zhvilluar protestë para kuvendit të Serbisë, me pankarta në duar “Vuçiq Shqiptari”.
Këto protesta kanë ardhur pas tensioneve në Kuvendin e Serbisë, ku opozita ka pritur presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq me parulla si “E ke dorëzuar Kosovën”, “jo ultimatum, jo kapitullim”, ndërsa ai po fliste për Kosovën në seancë.
Në këto parulla ishte një fotografi edhe e ish-politikanit serb Oliver Ivanoviq, që ishte vrarë pesë vjet më parë dhe përcillej me mesazhin “Do të jepni përgjegjësi”.
Vuçiqi iu tha deputetëve të opozitës “se ata kanë lëshuar mijëra terroristë shqiptarë nga burgjet”, në mesin e disa prej reagimeve të tij.