Serbët në veri të Mitrovicës do të mblidhen për të protestuar kundër politikave të Aleksandar Vuçiqit dhe Listës Srpska.
Por, kjo protestë e paralajmëruar për të hënën do të mbahet një ditë më herët. Siç thonë organizatorët, protesta është zhvendosur për shkak të kërkesave të qytetarëve për detyrimet që kanë në vendet e punës më 9 janar.
Protesta do të mbahet të dielën, më 8 janar, në ora 12:00, në veri të Mitrovicës, raporton Danas, transmeton Gazeta Express.
Nebojsha Joviq, njëri nga organizatorët, kishte deklaruar më herët se protesta është mbajtur për të ngritur zërin kundër “tradhtisë së lartë të Aleksandër Vuçiqit dhe torturave, mburrjeve, pasurimit të pakontrolluar, kërcënimeve dhe shantazhit të Listës Srpksa, si dhe minimit të bazës së Policisë së Kosovës në veri”.
Qytetarët serbë të Mitrovicës do të dalin për të dërguar publikisht një mesazh se Aleksandar Vuçiq, me një politikë kaq proshqiptare dhe të dëmshme për serbët në Kosovë dhe Metohi, si dhe Listën Srpska, e cila ishte partner afatgjatë i Thaçit dhe Haradinajt, nuk mund të përfaqësojnë më serbët që jetojnë në Kosovë dhe Metohi”, tha Joviq.
“Serbët nga Kosova do të kërkojnë nga Serbia që të caktojë një “negociator shtetëror – përfaqësues”, i cili para së gjithash do të respektojë interesat e Serbisë dhe serbëve në Kosovë dhe Metohi”, tha ai.
*Fotografia në lajm ilustruese