Disa të rinj janë mbledhur para EULEX-it në Fushë Kosovë dhe po protestojnë në mënyrë paqësore, meqë aty po qëndron që nga dita e djeshme ish-presidenti Hashim Thaçi, i cili është lejuar të vijë në Kosovë pas vdekjes së babait të tij, Haxhi Thaçi.
Protestuesit po mbajnë në duar pankarta me mbishkrime “Liri për çlirimtarët”, “Drejtësi, jo politikë”.
Tek selia e EULEX në Fushë Kosovë, Thaçin e kanë vizituar sot vëllezërit, dhe aktualisht brenda në vizitë gjendet bashkëshortja e tij, Lumnie Thaçi.