GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Protestë në Gjilan për rastin e abuzimit të 3 vjeçares autike

29/11/2022
në Ballina, Lajme
Koha e leximit:4 mins read
Reagojnë nga FKAK: Thellësisht të tronditur nga sjellja e logopedit, Iljasa Fazliu ndaj 5 vjeçarës
Share on FacebookShare on Twitter

Një rast i tmerrshëm ka ndodhur të shtunën në klinikën private “AAR Logo Plus” në Gjilan, ku doktori Iljasa Fazliu, defektolog i Logopedisë, po dyshohet për trajtim të pandërgjegjshëm, ndaj një fëmije me autizëm. Ai është arrestuar nën dyshimin se ka keqtrajtuar një vajzë 3-vjeçare, teksa po e trajtonte në këtë qendër. Arrestimi i tij erdhi pasi i njëjti fillimisht u sulmua nga prindi i fëmijës, i cili e akuzoi për keqtrajtim të vajzës së tij me autizëm, raporton Gazeta Sinjali.

Pas këtij rasti, me datën 1 dhjetor në Gjilan pritet të mbahet një protestë.

Organizatori i kësaj proteste Lulzim Behxheti  në një prononcim për Sinjalin ka thënë se qëllimi i kësaj proteste është që të zgjohen nga gjumi institucionet e komunës dhe ato qendrore.

“Më datën 1 dhjetor në ora 12:00, i kam ftuar qytetarët të protestojnë kundër institucioneve që nuk kanë asnjë program të qëndrueshëm për fëmijët autik, qëllimi i kësaj proteste është që të zgjohen nga gjumi institucionet e komunës dhe ato qendrore”, ka thënë Behxheti

Ai ka shtuar se nuk ka trajnim për këta fëmijë, dhe se këto iniciativa nuk mund të bëhen pa dorën e shtetit e cila po mungon.

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh logopedit Iljasa Fazliu, i cili dyshohet se ka abuzuar me një fëmijë me autizëm teksa po e trajtonte në ordinancën e tij private në Gjilan, raporton Gazeta Sinjali.

Fazliu po dyshohet se ka kryer veprën penale trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor, pasi sipas Gjykatës ka përdorur metoda të papërshtatshme për trajtim ndaj fëmijës.

“Ekziston dyshimi bazuar se i pandehuri I. F., me datë 26 nëntor 2022, në intervalin kohor prej orës 10.00-11.00 minuta, në ordinancën private, në cilësinë e mjekut Defektolog –Logoped, haptas ka përdorur metodë të pa përshtatshme për trajtim dhe nuk ka zbatuar rregullat e profesionit të logopedit, ashtu që gjatë seancës për trajtim të fëmijut të moshës 3 vjeçare, me gjendje të autizmit, ndaj të njëjtës ka përdorur fjalë të ndryshme ofenduese dhe degraduese, kështu që i pandehuri me veprimet e tij bie ndesh me nenin 94 paragrafi 4 nënparagrafi 4.4 të Ligjit mbi Shëndetësinë, duke mos iu përmbajtur parimeve etike dhe profesionale gjatë ushtrimit të kujdesit shëndetësor, përmes të cilave ka ndikuar në keqësimin e gjendjes shëndetësore të fëmijut.”

Përveç tij, masa e paraburgimit iu është caktuar edhe babait të vajzës dhe familjarit të tij, të cilët e kanë sulmuar fizikisht logopedin, si ‘qërim’ hesapesh për abuzimin e fëmijës.

“Të pandehurit I. Sh. dhe R. V. më datë 26 nëntor 2022, rreth orës 12.52 minuta, në lokalin që ndodhet në rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan, në bashkëkryerje dhe me përdorimin e atëqasshëm të dhunës, për shkak të trajtimit të pandërgjegjshëm të fëmijut me autizëm, me dashje i kanë shkaktuar lëndime trupore të pandehurit tani të dëmtuarit I. F., ashtu që fillimisht i pandehuri I. Sh., i revoltuar nga sjellja e mjekut ndaj fëmijut, hynë dhe i drejtohet të dëmtuarit duke e fyer me fjalë të ndryshme ofenduese, e më pas e sulmon duke e goditur me grusht në fytyrë dhe në atë moment ndërhyn edhe i  pandehuri R. V., duke e kapur të dëmtuarin për krahu duke e mbajtur nën kontroll, e më pas duke e tërhequr zvarrë për të nxjerrë jashtë lokalit, ku gjatë kësaj tërheqje i dëmtuari rrëzohet për toke dhe të dy të pandehurit e godasin me grushte dhe shkelma në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit.”, thuhet në njoftim.

Logopedi Iljasa Fazliu, i cili banon në Prishtinë dhe me profesion është defektolog – logoped, ushtron detyrën e shefit të shërbimit të Logopedisë në QKUK po dyshohet  se ka kryer veprën penale “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”. Ai rrezikon të dënohet me 1 vit burgim, por në rast se gjendja e viktimës përkeqësohet, atëherë mund të dënohet me jo më shumë se 3 vjet burgim.

Ai po dyshohet se gjatë ditës së shtunë, në cilësinë e mjekut “ka përdorur metodë të papërshtatshme për trajtim dhe nuk ka zbatuar rregullat e profesionit të logopedit, ashtu që gjatë seancës për trajtim të fëmijës me autizëm, ka përdorur fjalë të ndryshme ofenduese dhe degraduese, duke i bërtitur me tone të larta “ik.. ik atje, ti koke budallicë, ta q* bota nanën” dhe fjalë të tjera, duke mos iu përmbajtur kështu parimeve etike dhe profesionale gjatë ushtrimit të kujdesit shëndetësor, me ç’rast kanë ndikuar në keqësimin e gjendjes shëndetësore të fëmijës”.

Prandaj, Prokuroria ka kërkuar që ai bashkë me dy të dyshuarit që e kanë sulmuar të dërgohet në paraburgim, pasi raportet mes tyre janë aq të acaruara dhe nëse të njëjtit lihen në liri mund ta përsërisin veprën, ose të kryejnë vepër tjetër me pasojë edhe më të rënda.

Rrahja e mjekut që i parapriu arrestimit

Sinjali ka siguruar pamje ekskluzive të rrahjes së mjekut, në lokalin Metro, në rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan, dje pasdite, ku shihet se si sulmohet nga dy të dyshuarit e tjerë.

Ndryshe, nga SHSKUK kanë deklaruar se me të parë lajmin kanë kërkuar nga drejtori i Klinikës së Otorinolarongologjisë, nën menaxhimin e së cilës klinikë është Shërbimi i Logopedisë, që të procedojë me ndërmarrjen e masave konform legjislacionit në fuqi.

“Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, me të parë publikimin në medie, për rastin që ka ndodhur jashtë institicionit të QKUK-së, e për të cilin nuk kemi qenë të informuar, ka kërkuar nga drejtori i Klinikës së Otorinolarongologjisë, nën menaxhimin e së cilës klinikë është Shërbimi i Logopedisë, që të procedojë me ndërmarrjen e masave konform legjislacionit në fuqi” – thanë nga drejtoria e SHSKUK.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Tags: gjilanIljasa Fazliuproteste
ShareTweetShare
Previous Post

Nesër mblidhet Kuvendi

Next Post

Situata në vend, Kurti nesër në interpelancë

Next Post
Situata në vend, Kurti nesër në interpelancë

Situata në vend, Kurti nesër në interpelancë

Lajmet e fundit

Aksion policor në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

Aksion policor në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

19/05/2025
Kush është Johannes Pietsch, fituesi i “Eurovision 2025”?

Kush është Johannes Pietsch, fituesi i “Eurovision 2025”?

19/05/2025
Shiste drogë në “Snap Chat”, ngritet aktakuzë ndaj të dyshuarit

Shiste drogë në “Snap Chat”, ngritet aktakuzë ndaj të dyshuarit

19/05/2025
Prokuroria Speciale: Hetimet për Masakrën e Dubravës drejt përfundimit, identifikohen 88 të dyshuar

Prokuroria Speciale: Hetimet për Masakrën e Dubravës drejt përfundimit, identifikohen 88 të dyshuar

19/05/2025
“Ka sjellë sa ka mujt”- Dëshmitarët rrëfejnë maltretimet gjatë luftës nga i akuzuari Shaqir Lutvija

“Ka sjellë sa ka mujt”- Dëshmitarët rrëfejnë maltretimet gjatë luftës nga i akuzuari Shaqir Lutvija

19/05/2025
Aksident mes autobusit, dy furgonave dhe një kamionete në magjistralen Ferizaj-Gjilan, Policia jep detaje

Aksident trafiku mes dy kamionetave afër Mazgitit

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Aksion policor në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

Aksion policor në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

19/05/2025
Kush është Johannes Pietsch, fituesi i “Eurovision 2025”?

Kush është Johannes Pietsch, fituesi i “Eurovision 2025”?

19/05/2025
Shiste drogë në “Snap Chat”, ngritet aktakuzë ndaj të dyshuarit

Shiste drogë në “Snap Chat”, ngritet aktakuzë ndaj të dyshuarit

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.