Dy banorët, Bledi dhe Dea kanë nisur të parët një protestë për rrëzimin e kryeministrit, që këtë rol e luan Luizi.
Dyshja ftuan edhe Kiarën që të bëhej pjesë e protestës, e cila kishte si synim “mbrojtjen” e gjumit të mëngjesit, por Kiara u shpreh se nuk e ka problem gjumin sepse ajo zgjohet herët.
Kurse, Deamishel tha se distanca e Kiarës, tregon se ajo është e korruptuar.
Dea dhe Bledi morën tenxheret dhe tiganët në kuzhinë dhe shkuan te Luizi, për të kërkuar dorëheqjen e tij.
Ky i fundit u ngrit nga krevati dhe u largua, duke iu shmangur protestës.
Protestës iu bashkua edhe Nita dhe së bashku me Bledin e Dean, shkuan te shtrati i Elvisit, i cili mban postin e Ministrit të Jashtëm dhe pranë Efit që është Kryeparlamentare, për të kërkuar dorëheqjen e tyre.