Teksa ngjarjet e luftës janë kthyer në titujt kryesorë të lajmeve, shumë shtete nëpër botë kanë zgjedhur të protestojnë duke treguar solidarizimin dhe mbështetjen e tyre ndaj Ukraines.
Të shtunën flamuri ukrainas u valvit në sheshin e Milanos.
Anëtarë të komunitetit Australian dhe Ukrainas, protestuan në Sydney, duke dënuar agresionin e Rusisë.
Mijëra qytetarë protestuan përpara “Times Square” në New York City nën moton “Jemi me Ukrainën”.
Në Londër protestuesit kanë zgjedhur të vendosen përpara ambasadës ruse duke e goditur ndërtesën me vezë.
Gjermania, Estonia, Tokio, Washington, Gjeorgjia kanë protestuar gjithashtu në sheshet përkatëse me pankartat mbi të cilat shkruhej: Stop luftës.
Kur sheshet e gjithë botës janë mbushur nga protestuesë, nga ana tjetër në Rusi janë arrestuar 492 individë vetëm ditën e enjte, duke e çuar sot në 3000 numrin në total e të arrestuarëve për shkak se kanë dalë kundër agresionit të vendit të tyre ndaj Ukrainës.
Edhe Shqipëria mblodhi bashkë dje qindra qytetarë që protestuan me flamurin e Ukrainës me kërkesën e vetme që ka bërë bashkë mijëra qytetarë në Europë dhe jo vetëm: Të ndalet lufta!/