Bilall Sherifi nga Nisma Socialdemokrate ka reaguar për mungesën e flamujve dhe simboleve të Kosovës në protestën e studentëve sot, të cilët marshuan kundër Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook, Sherfi ka shkruar se në protestë nuk u pa flamuri i Kosovës duke shtuar se “të mbushet mendja që “Zajednica” ka me u bë në Shqipëri.
“Thonë që kanë dalë në protestë me mbrojtë Kosovën nga “zajednica” mirëpo asnjë flamur i Kosovës nuk u pa sot aty! Te mbushet mendja që ne Shqipëri ka me u bë “zajednica” e jo në Kosovë!”, – ka shkruar ish-deputeti.