Punëtorët e Pastrimit në Drenas edhe sot kanë protestuar në shenjë pakënaqësie për kushtet e punës.
Ata kanë kërkuar edhe largimin e shefit të operativës, Fitim Gashit.
Në lidhje me këtë, për Klankosova.tv janë deklaruar nga kompania “Pastrimi”.
Zëdhënësja Arbnore Ademi, deklaroi se po punohet që kjo të mos ndikojë në shërbimet ndaj qytetarëve.
“Kjo ka të bëjë në lidhje me disa pakënaqësi me zëvendëskryeshefin. Këto janë çështje të brendshme të cilat po i trajtojmë me prioritet. Ne po punojmë intensivisht që këto të mos ndikojnë edhe në shërbimet ndaj qytetarëve”, deklaroi ajo për Klankosova.tv