Lëvizja Vetëvendosje dje ka prodhuar një lajm të rremë. Në profilin zyrtar në “Facebook”, partia në pushtet ka publikuar një komunikatë në të cilën pretendonte se Kosova ka përfituar 4.2 miliardë euro nga një program i Bashkimit Evropian. Vetëm pas raportimit të gazetës Nacionale, se një gjë e tillë nuk është e vërtet, VV-ja e ka përmirësuar gabimin.
Rreth gjysmë ore pas raportimit të Nacionales, partia e Albin Kurtit ka ndryshuar komunikatën duke shkruar se Kosova është bërë përfituese e programit “Tregu i Përbashkët”, i cili në tërësi kap vlerën e 4.2 miliardë eurove.
VV / ‘Bravo’, ‘Me e lanë Zvicrën’: Qysh u mashtruan qytetarët nga fake news-i i VV-së të cilin e largoi më pas
Komunikatën ku pretendohej se Kosova ka përfituar 4.2 miliardë euro nga një program i Bashkimit Evropian, VV-ja e kishte ilustruar edhe me fotografi.
“4.2 miliardë euro përfiton Kosova nga programi i BE-së “Tregu i Përbashkët.” – shkruante me të mëdha në njoftimin e VV-së.
Lajmi nxit reagime të ashpra
Pas raportimit të gazetës Nacionale kanë filluar edhe reagime nga opozita dhe analistët politik.
E para që ka reaguar ka qenë deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se këto fonde nuk janë vetëm për Kosovën, duke shtuar se Kosova ka qenë edhe më herët ka qenë pjesë e programeve të BE-së.
“Sa i përket 4.2 mld. eurove për të cilat po propagandon LVV, qe dy fakte: e para, ato nuk janë vetëm për Kosovën, dhe e dyta, më e rëndësishmja, Kosova edhe më herët ka qenë pjesë e programeve të BE-së – menjëherë pas nënshkrimit të MSA-së, të cilën VV nuk e ka votuar. MSA ka qenë parakusht që Kosova të bëhet pjesë e programeve të BE-së, por pushteti i sotëm në atë kohë as nuk i ka njoftë si në rastin e letrës së Mogherinit.”, ka shkruar ajo.
Ajo ka treguar se për këtë program Kosova është dekorduar me BE-në në vitin 2017 dhe i njëjti është ratifikuar në 2017 dhe ka hyrë në fuqi në 2018.
“Programi i Tregut të Përbashkët (Single Market Programme) sot, është programi COSME dikur. Këtë program Kosova e ka dakordu me BE-në në vitin 2017. I njëjti është ratifiku në 2017 dhe ka hyrë në fuqi në 2018.” – ka përfunduar ajo.
BE / Vetëvendosje shpërndan fake news, thotë se Kosova përfiton 4.2 miliardë euro nga programi i BE-së
Edhe më i ashpër ka qenë analisti Astri Gashi. Ai ka thënë se me këtë veprim VV-ja ka treguar se është laboratori më i madh i ‘Fake News-it’ në vend.
“FAKE NEËS nga laboratori me i madh politik i FAKE NEËS! Arlind Manxhuka eshte “klinci” i fundit laborant, e pa doreza te bardha ! Me rroge eshte, e kuptoj! Praktikanti i ashiqarshem, e di nga brenda, qe dallon me ata perpara Molliqaj&Co kane dite qysh me bo ma rende dhe ma ndershem. Pergjigjia ” suharekase” vjen pas do dite, ne screenshota fake portalesh. Nuk harroj, nuk fali. I perbuzi filimenat per rroge! Respekt militantave. Ai nuk guxon me ma permend emrin mu, e permend Blicin per me ma sha permes “fake’ve fake”, kur ju deshmoj se ne KEK kane keqmenaxhu, sepse ja ngrehin vesht ne parti. Liri per Manxhuken! Sting shkon per ta: Set them free!”, ka shkruar ai.
Edhe njohësi i integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi, ka vlerësuar se VV-ja ka bërë mirë që e ka përmirësuar gabimit.
“Mirë që u përmirësua gabimi. Ne jemi këtu për ta përmirësuar qeverinë në dobi të qytetarëve dhe interesit publik kur ata gabojnë. Të gjithë gabojmë. Kohën e fundit si pasojë e presioneve të shumta, përfshi ato ndërkombëtare rreth dialogut, është vërejtur një tendencë për të përdorur shifrat në atë mënyrë që nuk paraqesin realitetin. Ky sot ka qenë ndoshta kulmi dhe nuk duhet të përsëritet. Përshembull kohën e fundit përdoren vetëm statistika të rritjes ekonomike pa përmendur shkallën e lartë të inflacionit dhe çmimet e larta që familjet vështirë po i menaxhojnë. Ne nuk mundemi t’i ikim realitetit duke perdorur statistika të pjesshme por duhet të jemi real dhe të gjejmë zgjidhjet më të mira për qytetarët dhe bizneset e Kosovës në mënyrë që të ju ndihmojmë të navigojnë në këtë situatë derisa të fillon një cikël pozitiv ekonomik”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.