Agjencia Kadastrale e Kosovës ka bërë të ditur se pronat e shpronësuara në Babaj të Bokës dhe në Aeroportin e Gjakovës janë bartur në emër të shtetit të Kosovës.
Kështu me këtë veprim është hapur rruga për realizimin e projekteve strategjike të Ministrisë së Mbrojtjës, përkatësisht Forcës së Sigurisë së Kosovës.
AKK ka njoftuar se në zonën në Bobaj të Bokës janë përfshirë 407 parcela, ndërsa në Aeroportin e Gjakovës 24 sosh.
Njoftimi i plotë nga Agjencia Kadastrale e Kosovës:
“AKK përshpejton regjistrimin e pronave në emër të Republikës së Kosovës duke u hap rrugë investimeve strategjike në FSK
Me kërkesë të Ministrisë së Mbrotjes dhe për arsye të interesit nacional strategjik, MMPHI përmes Agjencisë Kadastrale të Kosovës ka marr përsipër azhurnimin e parcelave të shpronësuara në Regjistrin e të Drejtave mbi Pronën e Paluajtshme.
Me propozimin e Departamentit të Shpronësimit në kuadër të MMPHI, Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar Vendimin Përfundimtar Nr.19/67 me datën 09.03.2022 për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve të cilat janë pjesë e projektit për ndërtimin e ‘’Poligonit Kryesor të Trajnimeve’’ për nevoja të FSK-së.
Poligoni përfshinë zonat Kadastrale: Babaj i Bokës, Shishman i Bokës, Popoc, Ponoshec, Çerret dhe Devë të Komunës së Gjakovës.
Gjithësej janë përfshi 407 parcela.
Gjithashtu Qeveria me propozimin e Departamentit të Shpronësimit ka miratuar Vendimin Përfundimtar Nr.17/89 me datën 20.07.2022 për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve të cilat gjenden brenda Lokacionit të ish “Aeroporti i Gjakovës” për nevoja të realizimit të projekteve infrastrukturore të Ministrisë së Mbrojtjes për zonat zonat Kadastrale: Bec, Trakaniq dhe Janosh të Komunës së Gjakovës.
Me qëllim të përshpejtimit të procedurave, elaborati i shpronësimit për këtë lokacion është punuar nga Agjencia Kadastrale e Kosovës dhe janë përfshi 24 parcela.
Të gjitha pronat e shpronësuara janë bartur në emër të Republikës së Kosovës dhe me këtë veprim është hapur rruga për realizimin e projekteve strategjike të Ministris së Mbrojtjës përkatësisht Forcës së Sigurisë së Kosovës.”/teve1.info/