GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Pronari i ‘Unisolar’ bie pre e mashtrimit dhe humb 190 mijë euro

20/03/2025
në Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Pronari i ‘Unisolar’ bie pre e mashtrimit dhe humb 190 mijë euro
Share on FacebookShare on Twitter

Mashtrimet kompjuterike po bëhen gjithnjë e më të sofistikuara, duke vënë në shënjestër individë dhe biznese që kryejnë transaksione të mëdha financiare. Përmes sulmeve kibernetike dhe manipulimit të komunikimeve elektronike, mashtruesit arrijnë të përvetësojnë shuma të konsiderueshme parash. Një rast i tillë është raportuar të mërkurën në Prishtinë, ku një biznesmen ka humbur një shumë të majme parash, raporton Gazeta Sinjali.

Si rezultat i denoncimit, Policia dhe Prokuroria kanë nisur hetimin, ndërsa Sinjali ka zbuluar detaje ekskluzive.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se biznesmeni që ra pre e këtij mashtrimi është Bujar Guci, pronar i kompanisë “Unisolar LLC”, i cili ka humbur hiç më pak se 190 mijë euro përmes një transferi bankar të manipuluar nga mashtrues kibernetikë.

Sipas merr vesh Gazeta Sinjali, para disa ditësh, Guci kishte iniciuar një pagesë ndërkombëtare nga “Raiffeisen Bank” në drejtim të kompanisë “Jinko Solar”. Megjithëse transaksioni fillimisht ishte sinjalizuar si i dyshimtë nga banka, ai ishte miratuar me pakujdesi nga vet pronari.

Dosja e rastit thotë se fondet u transferuan përmes bankës ndërmjetësuese “Deutsche Bank” dhe përfunduan në një llogari të “UniCredit” në Gjermani.

Por, dyshimet për mashtrim lindën më 17 mars, kur Guci vërejti se pagesa nuk ishte bërë në llogarinë zyrtare të kompanisë “Jinko Solar”, por në një llogari private në emër të një personi të panjohur. Pas kontaktit me zyrtarët e “Jinko Solar”, u konstatua se biznesmeni ishte viktimë e kësaj skeme mashtrimi.

Sipas të njëjtave burime, mashtruesit kanë manipuluar adresat e e-mailit, duke krijuar kopje të ngjashme me ato të “Jinko Solar” dhe kanë arritur që të kapin paratë në mënyrë të kundërligjshme.

Lidhur me rastin, Policia e Kosovës dhe hetuesit e Njësisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike janë duke zhvilluar hetime, në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar kompaninë që të marrë një deklaratë edhe nga pronari, ku është përgjigjur një punonjëse e cila premtoi se do ta dërgojë numrin kontaktues të Gucit.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja

Tags: Bujar GucimashtrimUnisolar
ShareTweetShare
Previous Post

Aksident mes një veture dhe kamioni në Fushë Kosovë

Next Post

Çka tha Prokuroria Specale për bastisjen në ministrinë e Faton Pecit?

Next Post
Çka tha Prokuroria Specale për bastisjen në ministrinë e Faton Pecit?

Çka tha Prokuroria Specale për bastisjen në ministrinë e Faton Pecit?

Lajmet e fundit

Çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision?

Çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision?

18/05/2025
Spahiu: Të mos zvarritet mosformimi i institucioneve, këtë e duan edhe shtetet aleate

Spahiu: Të mos zvarritet mosformimi i institucioneve, këtë e duan edhe shtetet aleate

18/05/2025
Maqedonia varet shumë nga importi i mishit

Maqedonia varet shumë nga importi i mishit

18/05/2025
Rama për mbeturinat në Prishtinë: Që nga e hëna shërbimi do të rikthehet në normalitet

Rama për mbeturinat në Prishtinë: Që nga e hëna shërbimi do të rikthehet në normalitet

18/05/2025
OVL-UÇK letër Grenellit për Specialen: U shndërrua në një armë politike, është një gjueti shtrigash

OVL-UÇK letër Grenellit për Specialen: U shndërrua në një armë politike, është një gjueti shtrigash

18/05/2025
Presidenti Zelensky takohet me Papën: Ejani në Vatikan për bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë

Presidenti Zelensky takohet me Papën: Ejani në Vatikan për bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë

18/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision?

Çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision?

18/05/2025
Spahiu: Të mos zvarritet mosformimi i institucioneve, këtë e duan edhe shtetet aleate

Spahiu: Të mos zvarritet mosformimi i institucioneve, këtë e duan edhe shtetet aleate

18/05/2025
Maqedonia varet shumë nga importi i mishit

Maqedonia varet shumë nga importi i mishit

18/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.