Pronari i një moteli, ka sulmuar fizikisht punëtorin e një kompanie pastrimi në Ferizaj, pasi që ishte i pakënaqur me zbrazjen e një kontejneri dhe një fature për pagesë, shkruan Gazeta Metro.
Lidhur me këtë rast, janë intervistuar të dyja palët dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti shkon në procedurë të rregullt.
Ky rasti, siç njofton Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh, ka ndodhur dje.
‘‘SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR GJATË KRYERJES SË DETYRAVE ZYRTARE Ferizaj 08.05.2023 – 10:00. Ankuesi mashkull kosovar zyrtar për shërbimin ndaj klientëve në një kompani pastrimi (SH.A), ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, pronar i një moteli, e ka sulmuar verbalisht dhe fizikisht për shkak të pakënaqësisë së tij me zbrazjen e një kontejner dhe një fature për pagesë. Lidhur me rastin janë intervistuar të dyja palët dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti shkon në procedurë të rregullt’’, ka njoftuar PK’ja.