GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Pronarët e televizionit ‘Tëvë1’ marrin tender mbi gjysmë milion euro nga Qeveria e Kosovës

01/08/2023
në Lajme
Koha e leximit:4 mins read
Pronarët e televizionit ‘Tëvë1’ marrin tender mbi gjysmë milion euro nga Qeveria e Kosovës
Share on FacebookShare on Twitter

Kompania ‘TelKos’ – pronarët e të cilës kanë në zotërim edhe televizionin ‘Tëvë1’, është shpërblyer me tender mbi gjysmë milion euro nga Qeveria e Kosovës, shkruan Periskopi.

Ministria e Punëve të Brendshme që udhëhiqet nga Xhelal Sveçla, ka lidhur kontratë në vlerë prej mbi gjysmë milion euro me kompaninë ‘TelKos’, e cila kryen shërbime kabllore.

‘TelKos L.L.C’, ka marrë tenderin me titull ‘Lot1 Shërbimet – Furnizimet alternative back-UP për VPN dhe Lot 2 Internet për nevoja të Institucionet e Republikës së Kosovës’.

Kontratat për këto shërbime, janë lidhur para një muaji.

Vlera e përgjithshme e dy kontratave për tri vite është 597,780.00 euro. Por, ato janë lidhur më çmimin për njësi me validitet për 3 vite.

Në garë për këtë tender ka qenë edhe kompania “IPKO Telecommunications” e cila ka pasur çmim më të lirë – për shërbimin e dytë në kontratë (shih: lot2), por prokurimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, e ka shpallur si ‘ofertues të pa përgjegjshëm’.

Për lot 1 vlera e parashikuar e kontratës ka qenë: 412,380.00 € Për lot 2. Vlera e parashikuar e kontratës ka qenë: 185,400.00 €. Prokurimi ka vendosur disa artikuj, ku ka ftuar operatorët të vendosin çmimet për secilin artikuj.

Në fund janë mbledhur artikujt dhe ka fituar çmimi më i lirë.

Për shembull, tek vendosja e një artikulli, ministria nuk ka treguar se sa është sasia e tyre që u nevojitet, por është vendosur çmimi vetëm për një sosh, çka do të thotë se ministria mund të porosisë më shumë se një artikull (varësisht nga nevoja), por nuk mund të tejkalohet vlera prej 597,780.00 eurosh.

Kontrata është e përzier, për furnizim edhe për shërbime. Për shembull, tek lot 1, operatori ekonomik, duhet të ofrojë shërbimin e rrjetit VPN për mbi 640 pika ekzistuese, të shpërndara në tërë territorin e Kosovës.

Me kapacitete 10 Mbps janë 439 institucione, 20 Mbps janë 80, institucione, 30 Mbps janë 99 institucione dhe 50 Mbps janë 3 institucione. Numri i pikave si dhe kapaciteti i lidhjeve mund të rritet apo edhe të zvogëlohet sipas nevojës, por gjithnjë do të vlejnë çmimet për njësi.

Tenderi ishte hapur që në muajin nëntor të vitit të kaluar dhe fituesit qenë shpallur në janar, por kompania IPKO ishte ankuar të Autoriteti kontraktues nën pretendimin se ka pasur shkelje të ligjit gjatë vlerësimit të tenderit.

Këto pretendime, Ministria ia ka hedhur poshtë, duke e lënë në fuqi vendimin e vetë e më pas ka nënshkruar kontratat.

MPB-ja ka ngarkuar në e-prokurim më 26 qershor njoftimin për nënshkrimin e kontratës.

Për rastësi, më 26 qershor edhe Dogana e Kosovës e ka ngarkuar në e-prokurim dokumentin me njoftimin për nënshkrimin e kontratës për tenderin “ Shërbimet për Internet dhe VPN  e që kontrata është lidhur më Telkos.

Vlera e saj është 113 mijë euro.

Edhe këtu në garë ka qenë IPKO, por e ka pasur çmim më të lartë të ofertës.

Për Qeverinë e Kosovës, një prej televizioneve më të mëdha në vend, Klan Kosova, llogaritet i mbyllur dhe atë me vendim të saj.

Në televizionin Tëvë1, për dallim prej mediumeve të tjera që refuzohen nga pushteti,  sfilojnë dhe afirmohen në vazhdimësi figurat e pushtetit dhe partisë Vetëvendosje.

Çka është Telkos dhe kush janë pronarët

Telkos L.L.C është kompani kabllore e cila operon në tregun e Kosovës. Sipas përshkrimit të kësaj kompanie te rubrika ‘Rreth nesh’, kompania e përshkruan veten si kompania e parë në tregun e Kosovës me ‘kabllimim me anë të fijeve optike’.

Bazuar në të dhënat e Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve -ARBK në Kosovë –ARBK, kompania TelKos është hapur në vitin 05/10/2016.

Pronarë në këtë biznes janë: Elhami Haziri, Ymer Kurtolli, Avni Haziri, Hebib Dernjani.

Të gjithë këta i kanë nga 25 për qind të aksioneve. Aktivitet primar i kompanisë është “Aktivitetet e telekomunikimit kabllor Primar”, ndërsa si aktivitet sekonadar, kompania e ka “Aktivitete të telekomunikimit pa tela (wireless)”.

E “Tëvë 1” është televizioni më i ri në Kosovë. Ai iu shtua tregut medial në vend në shkurt të vitit 2022 ku edhe filloi punën zyrtarisht.  “Tëvë 1” është njësi e “Telkos” me pronarët e njejtë./Periskopi/

Tags: Kosovëtelkostenderteve
ShareTweetShare
Previous Post

BDI largohet nga Qeveria e Maqedonisë Veriore – Ja arsyet

Next Post

Jep dorëheqje kryetari i pikës së VV-së: Këta për me i arritë qëllimet edhe në kufoma shkelin

Next Post
Jep dorëheqje kryetari i pikës së VV-së: Këta për me i arritë qëllimet edhe në kufoma shkelin

Jep dorëheqje kryetari i pikës së VV-së: Këta për me i arritë qëllimet edhe në kufoma shkelin

Lajmet e fundit

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.