Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast që ka ndodhur në Prizren, ku për shkak të një kontesti pronësore, katër persona janë kanosur me armë zjarri nga axha i tyre, shkruan Gazeta Metro.
Policia, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë. 46 fishekë dhe një pushkë ajrore për të cilat i dyshuari kishte leje.
Në konsultim me prokurorin, siç njofton PK’ja, ky rast shkon në procedurë të rregullt.
“KANOSJE/Prizren 15.05.2023-09:50. Katër meshkuj kosovarë, kanë lajmëruar policinë se janë kanosur me armë zjarri nga axha i tyre i dyshuari kosovar. Sipas viktimave, incidenti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje që kanë me të dyshuarin rreth një kontesti pronësor. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, 46 fishekë dhe një pushkë ajrore për të cilat i dyshuari kishte leje. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka njoftuar PK’ja.