Gjatë ditës së sotme po mbahen seanca kundër Andi Pajazitit, të akuzuarit për vrasjen e K.R brenda lokalit “Bon Vivant” në vitin 2023.
Ai kishte qëlluar për vdekje personin në fjalë, ndërkaq deklaron se veprën e kishte kryer në vetëmbrojtje.
Gjatë seancës prokurorja kërkoi nga Gjykata që për shkak të veprës së kryer dhe rrethanave lehtësuese që Gjykata ta shpallë fajtor të akuzuarin për veprën penale.
Ndërkaq, i dyshuari tha se kërkon dëmshpërblim “përshkak se nuk jam gjendur në këso situata, unë nuk di se kush ma ka shkaktuar lëndimin dhe nuk di se kënd ta akuzojë”.