Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur sot aktakuzë ndaj të pandehurit, Z.K, me dyshimin e bazuar mirë se I njejti së bashku me disa persona të tjerë, tashmë të dënyar kanë vepruar si grup me qëllim që pa autorizim të shpërndajnëm, shesin e trasportojnë substanca të ndaluara, respektivisht “marihuanë”.
Tutje në njoftim thuhet se meqenëse i akuzuari Z.K, deri në momentin e ngritjes së kësaj aktakuze ndodhet në arrati, e Prokuroria ka shterrur të gjitha përpjekjet për ta gjetur të pandehurin, është plutësuar kushti që ndaj të njejtit të ngrihet aktakuza edhe pa marrjen e deklaratës nga I pandehuri në procedurën paraprake.
Njoftimi i plotë:
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot, në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, aktakuzë ndaj të pandehurit Z.K.
Prokuroria Speciale njofton se ndaj të pandehurit Z.K., ka ngrit aktakuzë me dyshimin e bazuar mirë se, në vazhdimësi dhe në bashkëkryerje edhe me të pandehurit tjerë tashmë të dënuar Xh.S., B.S., A.N., G.K., J.B., F.B., F.B., H.B., dhe D.S., kanë vepruar si grup me qëllim që pa autorizim të shpërndajnë, shesin, transportojnë, ndërmjetësojnë në shitje, duke dërguar në transit substanca narkotike të shpallur me ligj si substanca të ndaluara, respektivisht substancë narkotike të llojit “marihuanë” në sasi të konsiderueshme.
Me këto veprime i pandehuri Z.K. ka kryer veprën penale në bashkëkryerje edhe me të pandehurit tjerë si të cekur më lartë, në vazhdimësi ‘’Blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’ nga neni 273 paragrafi. 2 të Kodit nr. 04/L-82 Penal të Republikës së Kosovës (KPRK-së) , lidhur me nenin 281 paragrafin 1 nën paragrafin 1.1 e 1.9 të KPRK-së dhe nenin 81 të KPRK-së.
Meqenëse i akuzuari Z.K., deri në momentin e ngritjes së aktakuzës ndodhet në arrati, Prokuroria e ka njoftuar Gjykatën se ka shterur të gjitha përpjekjet për ta gjetur të pandehurin, rrjedhimisht është plotësuar kushti sipas nenit 234 paragrafin 2 të KPP, që aktakuza të ngritet edhe pa marrjen e deklaratës nga i pandehuri në procedurë paraprake.