Prokuroria Themelore e Pejës ka urdhëruar ngrirjen e mbi 80 parcelave në Pejë, Gjakovë, Deçan, Klinë dhe Istog, pasi Apeli e ka vërtetuar fajësinë e Agron Kelmendit për uzurpim të pronave.
Kelmendi pronar i një kompanie të patundshmërive në Pejë, kishte bërë dhurata të pazakonta vite më parë. Ai u kishte falur parcela toke në pesë komuna të rajonit të Dukagjinit.
Në mesin e këtyre parcelave ka të tilla që iu kanë falur personave të njohur. Një nga emrat që ka përfituar është edhe aktori i njohur shqiptar, Çun Lajçi të cilit iu sekuestrua toka.
Ai pretendohet se përfitoi nga pronat e falura nga biznesmeni Kelmendi dhe të njëjtat janë ngrirë nga prokuroria sepse nuk kanë qenë te justifikuara në proporcion me pasurinë.