GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për fajde, kanosje dhe posedim të narkotikëve, detaje

12/05/2025
në Lajme
Koha e leximit:5 mins read
Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për fajde, kanosje dhe posedim të narkotikëve, detaje
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër një të dyshuari për “Fajde”, “Kanosje” dhe “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe kundër një të dyshuari tjetër për “Kanosje”.

Sipas aktakuzës “i pandehuri D.Sh., nga data 01.09.2022 e në vazhdimësi deri me datë 07.11.2024 në Prizren, me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë për vete, kontrakton një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit (dhënies së borxhit), duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të të dëmtuarit F.K., në atë mënyrë që pasi i dëmtuari ishte në gjendje të rëndë financiare dhe i duheshin të holla për biznesin e tij që ishte në falimentim, duke njohur të pandehurin të cilin e kishte bashkëfshatar, i dëmtuari shkon tek i pandehuri me të cilin takohen në Prizren, nga i cili merr 3.000 € (tremijë euro), ku me rastin e dhënies së të hollave, i pandehuri e paralajmëron se për çdo vonesë duhet të paguajë nga 300 (treqind) euro kamata mujore”, transmeton Gazeta Papirus.

Ndërsa “i pandehuri A.Sh., me datë 06.12.2024, në Prizren, me qëllim të frikësimit, shkaktimit të ankthit, seriozisht i kanos me fjalë se do t’i privojë nga jeta ose do t’i rrëmbejë të dëmtuarit F.K., dhe F.K., – i cili ishte viktimë e ndjeshme për shkak të moshës së mitur, në atë mënyrë që i pandehuri duke qenë në dijeni se i dëmtuari F.K., është viktimë e veprës penale të fajdesë, në të cilën rast i pandehur është djali i axhës së tij – D.Sh., ashtu që i pandehuri A.Sh., në mënyrë që të ndikojë tek i dëmtuari F.K., që i njëjti të tërheq deklaratën e tij në prokurori, përmes aplikacionit “ËhatsApp”, mes tjerash i shkruan të dëmtuarit F.K.,(të miturit) mesazhe me përmbajtje kërcënuese, me të cilat veprime tek i dëmtuari ka shkaktuar frikë, ankth dhe pasiguri për jetën e tij dhe familjen. Me këto veprime, i pandehuri A.Sh., ka kryer veprën penale “Kanosja” sipas KPRK-së”.

Komunikata e plotë:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve D.Sh., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprat penale “Fajdeja” nga neni 331 par.2 lidhur me par.1, “Kanosja” nga neni 181 par.2 si dhe “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 269 par.2 lidhur me par.1  dhe A.Sh., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Kanosja” nga neni 181 par.4, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, i pandehuri D.Sh., nga data 01.09.2022 e në vazhdimësi deri me datë 07.11.2024 në Prizren, me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë për vete, kontrakton një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit (dhënies së borxhit), duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të të dëmtuarit F.K., në atë mënyrë që pasi i dëmtuari ishte në gjendje të rëndë financiare dhe i duheshin të holla për biznesin e tij që ishte në falimentim, duke njohur të pandehurin të cilin e kishte bashkëfshatar, i dëmtuari shkon tek i pandehuri me të cilin takohen në Prizren, nga i cili merr 3.000 € (tremijë euro), ku me rastin e dhënies së të hollave, i pandehuri e paralajmëron se për çdo vonesë duhet të paguajë nga 300 (treqind) euro kamata mujore.

I dëmtuari për 6 (gjashtë) muaj rresht vazhdon të paguaj nga 300 (treqind) euro kamata mujore, pastaj në muajin Mars të vitit 2023 i dëmtuari me qëllim të mbylljes së fajdesë sërish nga i pandehuri merr të holla në shumë prej 4.000 € (katër mijë euro), ku me rastin e dhënies së të hollave i pandehuri e paralajmëron se duhet të paguaj 700 € (shtatëqind) euro kamatë mujore, pastaj i pandehuri për shumën e të hollave në vlerë prej 7.000 € (shtatëmijë euro), kërkon kamatë mujore në shumë prej 1.500 € (njëmijë e pesëqind) euro, të cilën shumë i dëmtuari i jep me datë 07.11.2024, me ç’rast i pandehuri me paratë e marra arrestohet në flagrancë, me ç’rast i dëmtuari përveç borxhit bazë tek i pandehuri ka paguar kamatë në vlerë prej 18.000 (tetëmbëdhjetë mijë) euro, me të cilat veprime të dëmtuarit i shkakton dëm material në vlerën e lartcekur. Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Fajdeja” sipas KPRK-së.

Po ashtu, i pandehuri D.Sh., me qëllim të frikësimit ose shkaktimit të ankthit, seriozisht e kanos të dëmtuarin F.K., me fjalë se do ta privoj nga jeta, në atë mënyrë që përmes rrjetit social “Facebook”, i shkruan mesazhe me përmbajtje kërcënuese, me të cilat veprime tek i dëmtuari ka shkaktuar frikë, ankth dhe pasiguri për jetën e tij dhe familjen. Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Kanosja” sipas KPRK-së.

Gjithashtu, i pandehuri D.Sh., pasi arrestohet nga ana e policisë për veprën penale “Fajdeja”, pas kontrollit trupor, të njëjtit i është gjetur një mbështjellje me foli alumini të materies së bimës së tharë të llojit marihuanë dhe 1 (një) filtër i cigares e cila dyshohej të jetë substancë narkotike e llojit marihuanë, të cilat janë sekuestruar nga ana e policisë, dhe pas testimit të kësaj substance, ka rezultuar të jetë pozitiv me përmbajtje të marihuanës, në peshë prej 1.2 gram. Me këto veprime, i pandehuri ka kryer veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” sipas KPRK-së.

Ndërsa, i pandehuri A.Sh., me datë 06.12.2024, në Prizren, me qëllim të frikësimit, shkaktimit të ankthit, seriozisht i kanos me fjalë se do t’i privojë nga jeta ose do t’i rrëmbejë të dëmtuarit F.K., dhe F.K., – i cili ishte viktimë e ndjeshme për shkak të moshës së mitur, në atë mënyrë që i pandehuri duke qenë në dijeni se i dëmtuari F.K., është viktimë e veprës penale të fajdesë, në të cilën rast i pandehur është djali i axhës së tij – D.Sh., ashtu që i pandehuri A.Sh., në mënyrë që të ndikojë tek i dëmtuari F.K., që i njëjti të tërheq deklaratën e tij në prokurori, përmes aplikacionit “ËhatsApp”, mes tjerash i shkruan të dëmtuarit F.K.,(të miturit) mesazhe me përmbajtje kërcënuese, me të cilat veprime tek i dëmtuari ka shkaktuar frikë, ankth dhe pasiguri për jetën e tij dhe familjen. Me këto veprime, i pandehuri A.Sh., ka kryer veprën penale “Kanosja” sipas KPRK-së.

Po ashtu, konform dispozitave të nenit 235 të KPP-së, prokurori i rastit ka propozuar që si mjete të kryerjes dhe dobi pasurore, të pandehurit D.Sh., t’i konfiskohen sendet të cilat i kanë mundësuar kryerjen e veprës penale dhe të cilat janë dobi pasurore e fituar me vepër penale, për të cilat është lëshuar Urdhër Ndalues Përfundimtar nga Gjykata, duke përfshirë një (1) automjet, telefona dhe të holla.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprt penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit.

Tags: AktakuzeFajdekanosjenarkotikevengreposedimPrizrenprokuroria
ShareTweetShare
Previous Post

Bajrami pas takimit në ZRrE-në: Thanë se vetëm qeveria mund ta shtyjë vendimin për shtrenjtimin e rrymës

Next Post

Ngërçi politik në vend: Raportohet se ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në takim Kurtit

Next Post
Ngërçi politik në vend: Raportohet se ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në takim Kurtit

Ngërçi politik në vend: Raportohet se ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në takim Kurtit

Lajmet e fundit

Brenda sallës së gjyqit ndaj P.Diddyt

Brenda sallës së gjyqit ndaj P.Diddyt

12/05/2025
Policia e Kosovës fillon sot fushatën për mbrojtjen e këmbësorëve dhe çiklistëve

Policia e Kosovës fillon sot fushatën për mbrojtjen e këmbësorëve dhe çiklistëve

12/05/2025
Gjermania i jep ultimatum Rusisë: Kërkon përgjigje deri në fund të ditës për armëpushimin në Ukrainë

Gjermania i jep ultimatum Rusisë: Kërkon përgjigje deri në fund të ditës për armëpushimin në Ukrainë

12/05/2025
Biznesi i rrymës: Si u transferuan mbi 21 milionë euro te kompania e biznesmenit grek që u takua me Kurtin

Biznesi i rrymës: Si u transferuan mbi 21 milionë euro te kompania e biznesmenit grek që u takua me Kurtin

12/05/2025
Përfundon numërimi në Cërrik, PS dy herë më shumë vota se PD

Përfundon numërimi në Cërrik, PS dy herë më shumë vota se PD

12/05/2025
Isufaj i Prokurorisë Speciale takohet me ambasadorin Hargreaves, flasin për ngritjen e kapaciteteve të hetimeve

Isufaj i Prokurorisë Speciale takohet me ambasadorin Hargreaves, flasin për ngritjen e kapaciteteve të hetimeve

12/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Brenda sallës së gjyqit ndaj P.Diddyt

Brenda sallës së gjyqit ndaj P.Diddyt

12/05/2025
Policia e Kosovës fillon sot fushatën për mbrojtjen e këmbësorëve dhe çiklistëve

Policia e Kosovës fillon sot fushatën për mbrojtjen e këmbësorëve dhe çiklistëve

12/05/2025
Gjermania i jep ultimatum Rusisë: Kërkon përgjigje deri në fund të ditës për armëpushimin në Ukrainë

Gjermania i jep ultimatum Rusisë: Kërkon përgjigje deri në fund të ditës për armëpushimin në Ukrainë

12/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.