Prokuroria Themelore në Prizren ka paraqitur në Gjykatën Themelore në Prizren kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj ministrit në largim të Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka dhe të dyshuarit tjetër F.D.
Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, Marcel Lekaj, zëdhënës i Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Zëdhënësi shtoi se secili i pandehur veç e veç dyshohet për dy vepra penale “Sulm” dhe “Kanosja”.
Damka është kryetar i Partisë Demokratike të Turqve të Kosovës (KDTP).