GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Prokuroria kërkon 9 deri 11 vjet kohë për ta paraqitur çështjen kundër krerëve të UÇK-së

03/02/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Prokuroria kërkon 9 deri 11 vjet kohë për ta paraqitur çështjen kundër krerëve të UÇK-së
Share on FacebookShare on Twitter

Debat i nxehtë pritet të zhvillohet nesër në Gjykatën Speciale në seancën ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Mollë sherri” pritet të jetë një propozim i Prokurorisë i cili ka shkaktuar shumë shqetësim tek avokatët, sidomos tek ai i Kadri Veselit, Ben Emmerson.

Ky i fundit në shkresën të cilën e ka dërguar në gjykatë, ka thënë se Prokuroria bazuar në numrin e dëshmitarëve, ka kërkuar gjithsej 1 mijë e 863 orë për të paraqitur çështjen e saj në gjykim.

“Mbrojtja regjistron shqetësimin e saj dhe i tërheq vëmendjen gjyqtarit të procedurës paraprake për kohëzgjatjen e parashikuar të gjykimit. Prokuroria ka treguar në Rregullën e saj 95(4)(b) Lista e dëshmitarëve se kërkon gjithsej 1,863 orë për të paraqitur çështjen. Për ta vendosur këtë kërkesë në perspektivë, Mbrojtja ka nxjerrë dy shembuj nga raste të ngjashme me shumë të akuzuar në ICTY”, thuhet në shkresën e Emmerson.

Emmerson ka theksuar faktin se në çështjen kundër Prliç, prokuroria kishte marrë 296 orë për të prezentuar çështjen, apo gjithsej 1 vit e 9 muaj.

Avokati gjithashtu ka theksuar se në çështjen e Milutinoviqit, prokuroria kishte kërkuar 166 orë apo 10 muaj për të prezentuar çështjen e saj.

Ndërkaq, në rastin e krerëve të UÇK-së, Emmerson ka thënë se nëse shkohet me të njëjtin model të mbajtjes së seancave, vetëm prezentimi i çështjes së Prokurorisë do të zgjaste mes 9 e 11 vite.

“Kjo do të thotë se, nëse rasti në fjalë do të zhvillohet në një shkallë të ngjashme me Prlić dhe të tjerët, rasti i Prokurorisë do të zgjaste 132 muaj, pra mbi 11 vjet. Nëse kryhet në një shkallë të ngjashme me Shainović et al. (Milutinoviq), atëherë rasti i Prokurorisë do të zgjaste 112 muaj, pra mbi 9 vjet” ka thënë Emmerson.

Emmerson ka thënë se një gjykim i tillë i zgjatur në asnjë mënyrë sipas tij nuk do t’i shërbejë interesit të drejtësisë dhe asnjërës palë në këtë rast.

“Mbrojtja pohon se një gjykim i tillë i zgjatur në asnjë mënyrë nuk do t’i shërbejë interesit të drejtësisë për asnjërën nga Palët ose për këtë Gjykatë. Rasti më i thjeshtë i prokurorisë do të kishte një ndikim pozitiv në të gjitha aspektet e kësaj çështjeje dhe është në interes të të gjitha palëve”, ka thënë Emmerson në shkresën e tij.

Kjo dhe çështje tjera do të diskutohen në seancën e nesërme e cila do të jetë konferencë mbi ecurinë e çështjes dhe pritet të nxis mjaftë reagime.

Tags: Gjykata e Hages
ShareTweetShare
Previous Post

Krasniqi: PDK e mbështet dialogun, opozita nuk e pengon Kurtin në realizimin e detyrave të tij

Next Post

Dhjetëra shqiptarë u vranë nga bandat serbe në veri të Mitrovicës në shkurt të vitit 2000

Next Post
Dhjetëra shqiptarë u vranë nga bandat serbe në veri të Mitrovicës në shkurt të vitit 2000

Dhjetëra shqiptarë u vranë nga bandat serbe në veri të Mitrovicës në shkurt të vitit 2000

Lajmet e fundit

Mbyllen gjashtë qendra kolektive në Leposaviq

Mbyllen gjashtë qendra kolektive në Leposaviq

21/05/2025
Vritet në Madrid ish-politikani ukrainas, Andriy Portnov

Vritet në Madrid ish-politikani ukrainas, Andriy Portnov

21/05/2025
Haradinaj: Albini e ka angazhu krejt VLEN-in e Maqedonisë së Veriut me kontaktu Adem Hoxhën për votën

Haradinaj: Albini e ka angazhu krejt VLEN-in e Maqedonisë së Veriut me kontaktu Adem Hoxhën për votën

21/05/2025
Për të 19-tën herë dështon konstituimi i Kuvendit , s’ka vota për Albulena Haxhiun

Për të 19-tën herë dështon konstituimi i Kuvendit , s’ka vota për Albulena Haxhiun

21/05/2025

Policia jep detaje për sulmin ndaj gjinekologut Afrim Veliu: U godit në kokë me një mjet metalik

21/05/2025
Hetuesit të afërt me ministrin Peci, i punësohet gruaja në Ministrinë e Bujqësisë

Peci: Zgjedhjet e reja janë gjithmonë si opsion

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Mbyllen gjashtë qendra kolektive në Leposaviq

Mbyllen gjashtë qendra kolektive në Leposaviq

21/05/2025
Vritet në Madrid ish-politikani ukrainas, Andriy Portnov

Vritet në Madrid ish-politikani ukrainas, Andriy Portnov

21/05/2025
Haradinaj: Albini e ka angazhu krejt VLEN-in e Maqedonisë së Veriut me kontaktu Adem Hoxhën për votën

Haradinaj: Albini e ka angazhu krejt VLEN-in e Maqedonisë së Veriut me kontaktu Adem Hoxhën për votën

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.