Nol Nushi, anëtar i Kryesisë së PSD-së tha sot se kanë informacione se Prokuroria tashmë ka ngritur kallëzim penal ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt.
Një gjë të tillë e ka mohuar zëdhënësja e Prokurorisë së Shtetit, Liridona Kozmaqi.
Martin Berishaj është i përfshirë në një skandal të madh financiar që përmban miliona euro transaksione nëpër banka dhe qindra mijëra të bartura cash mes Kosovës, Malit të Zi e Sllovenisë.