Mëngjesin e sotëm u konfirmuar arrestimi i një tjetër person si i dyshuar për vrasjen e trefishtë në Gllogjan të Deçanit.
Prokuroria Themelore e Pejës njoftoi se është ndaluar personi me inicialet K.M., nën dyshimin se i njëjtit ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi apo kontroll e paautorizuar e armëve”, përcjell Ballkani.info.
Prokurorja e çështjes, në vazhdën e hetimeve intensive për rastin në fjalë, ka autorizuar Policinë e Kosovës për arrestimin e K.M., i cili fillimisht është ndaluar për 48 orë .
Po ashtu, brenda afatit ligjore, prokurorja e çështjes, ka parashtruar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, në Departamentin e Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore të Pejës.
Për rastin tragjik i cili mori jetën e tre personave dhe plagosjen e një personi, kjo prokurori thotë se është duke ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme deri në ndriçimin e plotë të kësaj çështjeje penale.