GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Prokurori që hoqi dorë nga ndjekja penale ndaj Gjokajt: S’përgjigjna, mundesh me ardhë e me i marrë shkresat

10/01/2023
në Ballina, Kosovë
Koha e leximit:2 mins read
Brenda javës tri aksidente me fatalitet në Kosovë, 148 me të lënduar
Share on FacebookShare on Twitter

Gazeta Sinjali raportoi sot se Prokurori i Shtetit ka hequr dorë nga ndjekja penale e ish-komandanti të stacionit policor në Gjakovë, Kristë Gjokaj dhe ish-zyrtarit policor, Gëzim Biblekaj, të akuzuar për keqtrajtimin e qytetarit të prangosur brenda stacionit në vitit 2018.  

Kështu ka deklaruar Prokurori i Shtetit në seancën e mbajtur sot, ku në fjalën përfundimtare thuhet se bazuar në deklaratën e viktimës të dhënë në prill të vitit të kaluar, ku kërkon që të njëjtit të mos dënohen, pasi sipas tij, Gjokaj dhe Biblekaj nuk e kanë sulmuar fizikisht, Prokurori heq dorë nga ndjekja penale ndaj dy të akuzuarve.

Lidhur me rastin, Gazeta Sinjali ka kontaktuar Prokurorin e kësaj lënde, Isuf Sadikun, i cili ka refuzuar të jap përgjigje për tërheqjen në këtë rast, duke thënë se është i gatshëm t’i ofrojë të gjitha shkresat.

“Mundesh me ardhë me i marrë komplet shkresat e landës t’i japim. Krejt hajde merri. Jo, jo nuk përgjigjna. Boje kërkesën, t’i japim krejt shkresat”,tha Sadiku shkurt për Sinjalin.

Gjatë kësaj seance është revokuar aktvendimi i Gjykatës, i datës 21 prill, për rimarrjen në pyetje të të dëmtuarit, për shkak se thuhet se Gjykata i ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme juridike ligjore për të siguruar prezencën e tij, por deri më sot, urdhëresat nuk kanë mundur të zbatohen pasi viktima gjendet në Gjermani.

M.R., i cili ishte torturuar brenda stacionit policor në vitin 2018, rast ky që u bë publik dhe bëri bujë pas raportimit të Sinjalit dhe publikimit të pamjeve të tmerrshme të trajtimit çnjerëzor dhe dhunës së shfrenuar nga zyrtarët policorë me në krye komandantin e atëhershëm, Kristë Gjokaj.

Viktima e këtij rasti e kishte ndërruar deklaratën ndaj të akuzuarve, gjë për të cilën Prokuroria Themelore në Gjilan kishte refuzuar të përgjigjej në pyetjet e Sinjalit, se cilat kanë do të jenë veprimet e PTH-së për mbrojtjen e aktakuzës meqenëse i dëmtuari e kishte ndryshuar deklaratën në fjalën përfundimtare, pasi rasti është kthyer në rigjykim.

Një vit pas, përveç që nuk kanë nisur hetimet ndaj të dëmtuarit për deklarim të rrejshëm, ashtu siç është vepruar në rastet e kaluara, Prokurori i Shtetit ka vendosur që të mos ndiqen penalisht dy të akuzuarit Gjokaj dhe Biblekaj.

“Sa I përket rastit, për Kristë Gjokaj dhe të akuzuarve te tjerë, ju informojmë se lënda është ne shqyrtim gjyqësor pranë Gjykatës Themelore ne Gjilan dhe ende nuk ka përfunduar, ndërsa sa i përket çështjes se a do të nis Prokuroria hetimet për deklarim të rrejshëm ndaj të dëmtuarit ne fjalë , ju informojmë se prokurori i çështjes do të veproj komfor autorizimeve ligjore  të përcaktuara me Kodin e Procedurës Penale  dhe Ligjit mbi Prokurorinë e Shtetit.”, thuhej në përgjigjen e Prokurorisë më 27 prill 2022.

Tags: Gjokajtprokurori
ShareTweetShare
Previous Post

Mjeku që mori besimin e Kurtit për drejtor në SHSKUK nuk u gjet nga policia, dyshohet për ryshfet

Next Post

Gjykata: Burdushit i konfiskohet pasuria mbi 2 milionë euro

Next Post
Gjykata: Burdushit i konfiskohet pasuria mbi 2 milionë euro

Gjykata: Burdushit i konfiskohet pasuria mbi 2 milionë euro

Lajmet e fundit

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Vdes stomatologu i njohur nga Vushtrria, Dr. Bashkim Vatovci

Vdes stomatologu i njohur nga Vushtrria, Dr. Bashkim Vatovci

20/05/2025
Presidenti i Venezuelës thotë se mafia shqiptare në Ekuador po punon për sabotimin e zgjedhjeve

Presidenti i Venezuelës thotë se mafia shqiptare në Ekuador po punon për sabotimin e zgjedhjeve

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.