Prokurori i Shtetit bën të ditur se gjatë gjithë ditës ka mbikëqyrë procesin e jashtëzakonshëm zgjedhor në katër komunat e Republikës së Kosovës, për kryetar të komunës në Mitrovicën Veriore, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, ndërsa të parakohshme për dy kuvendet komunale në Zveçan dhe Leposaviq.
Pas përfundimit të procesit të votimit dhe mbylljes së vendvotimeve thuhet se nuk kanë të evidentuar asnjë rast nga veprat penale kundër të drejtave të votimit.
Prokurori i Shtetit, do të vazhdoj të mbikëqyr procesin e numërimit të votave deri në përfundimin e këtij procesi.