GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Projektligji për produktet medicinale “përplas” deputetët e pushtetit

07/07/2023
në Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Projektligji për produktet medicinale “përplas” deputetët e pushtetit
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni për Shëndetësi nuk ka hedhur në votim Projektligjin për çmimin e produkteve medicinale, për shkak të mospajtimeve të thella mes deputetëve, përfshirë edhe atyre të mazhorancës. Deputetët e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, por nga radhët e Listës Guxo, kërkuan plotësim-ndryshimin e këtij projektligji, pasi sipas tyre, nuk po përkrahën prodhuesit vendor farmaceutik, gjë të cilën e përkrahën edhe anëtarët e komisionit nga opozita.

Mirëpo të kundërtën e thanë deputetët e LVV-së, që potencuan se përmes këtij projektligji do të ketë unifikim të çmimeve të barnave.

Kryetarja e komisionit për shëndetësi, Fatmire Kollçaku, tha se qytetarët do të përfitojnë më së shumti nga ky projektligj.

“Qëllimi i këtij projektligji është që të vendoset një rregullativ dhe për herë të parë të kemi një unifikim të çmimeve dhe një kosto më të përballueshme për qytetarët. Besoj që ky ligj do të ndryshojë shumë për të mirë situatën sa i përket qytetarëve dhe pacientëve që kanë nevojë për barna. Kjo nuk do t’i detyrojë të sillen në barnatore të ndryshme, por kudo që të jenë çmimi do të jetë i unifikuar dhe do të ketë një kontroll më të lartë të cilësisë së barnave”, tha ajo.
Por mëdyshje për të njëjtin shprehu deputeti i mazhorancës, Haxhiu Avdyli, i cili tha se ai nuk po mbështet prodhuesit vendor.

“Ky ligj ka një problem të vogël që ne duhet ta zgjidhim. Deri tani nuk kemi arritur që të zgjidhim, të avancojmë një segment i cili më bën skeptik se a duhet të votojmë sot Projektligjin. Janë shumë elemente të mirë të këtij projektligji, por kemi një mangësi që nuk jemi duke përkrah prodhuesin vendor…Me anë të këtij Projektligji ne nuk jemi duke i bërë favor por jemi duke i bërë disfavor, nuk jemi duke bërë të barabartë me prodhuesit e rajonit, por jemi duke bërë disfavor. Me anë të këtij ligji mund të ndodh të mbyllet një fabrikë shumë prestigjioze që ka mbi 20 milionë euro investim”, deklaroi Avdyli.

Kritik u shpreh edhe deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili tha se përmes projektligjit për produktet medicinale, krijohet një hapësirë e madhe e manipulimit për çmimet e barnave, derisa shtoi se i njëjti është harmonizuar më shumë me kompanitë jashtë Kosovës.

“Ky ligj shihet se është harmonizuar më shumë me lobuesit e kompanive jashtë Kosovës sesa me vendorët. Dje në këtë sallë sa ishim në grup punues u vë në pah se në draftin e parë ishte i paraparë rregullimi edhe i përcaktimit të çmimit për prodhuesit vendor, që atyre t’iu lejohet e drejta si vend të origjinës të deklarojnë çmimin”, tha ai.

Ndërkaq, deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj tha se ky projektligj duhet të ndryshohet pasi nuk përkrahen prodhuesit vendor.

“Prodhuesi vendor nuk është mbështetur sa duhet me këtë ligj dhe mendoj se i njëjti duhet të ketë në konsiderim këtë. Nuk pajtohet që ky ligj të aprovohet sot kësisoj dhe pastaj edhe një herë të marrin ne në dorë. Ligji duhet të jetë i mirë ose të kthehet ose të aprovohet”, deklaroi ai.

Krahas kësaj, komisioni miratoi raportin për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për kontrollin e duhanit. Mes tjerash në këtë raport kërkohet edhe plotësim-ndryshimi i këtij projektligji, ku do të përfshihen edhe cigaret elektronike, po ashtu edhe përcaktimi i ambienteve të mbyllura dhe hapura.

Tags: komisionilvvshendetesi
ShareTweetShare
Previous Post

Gjyqtari në pushim, anulohet seanca

Next Post

Krasniqi: Albin Kurti s`do të jetë kryeministri i ardhshëm, PDK-ja do ta përcaktojë atë

Next Post
Krasniqi për Kurtin: Shtëpinë e ka në Norvegji, qeranë në Prishtinë e ka 250 euro, i jap unë 50 më shumë po ma lëshoi

Krasniqi: Albin Kurti s`do të jetë kryeministri i ardhshëm, PDK-ja do ta përcaktojë atë

Lajmet e fundit

FC Ballkani shpallet kampion në Superligën U-21

FC Ballkani shpallet kampion në Superligën U-21

21/05/2025
Enver Hasani ushqen tre këlyshë, i lut banorët e Mitrovicës që të përkujdesen për ta

Enver Hasani ushqen tre këlyshë, i lut banorët e Mitrovicës që të përkujdesen për ta

21/05/2025
“Aleancë raketore”: Kanadaja do t’i bashkohet SHBA-së në projektin e “Mburojës së Artë”

“Aleancë raketore”: Kanadaja do t’i bashkohet SHBA-së në projektin e “Mburojës së Artë”

21/05/2025
“Alarm, krejt vëmendja në Hagë”, thotë Behrami pasi iu refuzuan kërkesat për lirim të përkohshëm Veselit, Krasniqit dhe Selimit

“Alarm, krejt vëmendja në Hagë”, thotë Behrami pasi iu refuzuan kërkesat për lirim të përkohshëm Veselit, Krasniqit dhe Selimit

21/05/2025
Rrahu një burrë në karnaval, kosovari dënohet me burg dhe dëbim nga Zvicra

Zvicra siguron, mbështet Kosovën për anëtarësim në Bashkimin Europian

21/05/2025
Keller-Sutte, Osmanit: U pa nga pjesëmarrja e diasporës suaj se të duan

Keller-Sutte, Osmanit: U pa nga pjesëmarrja e diasporës suaj se të duan

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
FC Ballkani shpallet kampion në Superligën U-21

FC Ballkani shpallet kampion në Superligën U-21

21/05/2025
Enver Hasani ushqen tre këlyshë, i lut banorët e Mitrovicës që të përkujdesen për ta

Enver Hasani ushqen tre këlyshë, i lut banorët e Mitrovicës që të përkujdesen për ta

21/05/2025
“Aleancë raketore”: Kanadaja do t’i bashkohet SHBA-së në projektin e “Mburojës së Artë”

“Aleancë raketore”: Kanadaja do t’i bashkohet SHBA-së në projektin e “Mburojës së Artë”

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.