Kuvendi i Kosovës do të mblidhet të premten në seancë plenare.
Pikë e rendit të ditës në seancën e së premtes do të jetë edhe Projektligji i pagave dhe ai për zyrtarët publik, shkruan Front Online.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në ditën e miratimit të këtij projektligji ka thënë se ky i fundit krijon sistem të unifikuar të pagave.
Ndërsa, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është shprehur se kjo ministri prej muajsh i është dedikuar analizës së situatës për këtë projektligj.
Ani, pse opozita ka kërkuar që një kohë të gjatë që projektligji për paga dhe për zyrtarët publik të vie në Kuvend për miratim, të njëjtit e kanë kundërshtuar për shkak të formës se si është prezantuar nga ekzekutivi.
Por, a do të marrin dritën “jeshile”, këto dy projektligje në seancën e së premtes për Front Online kanë folur deputetë të opozitës.
Hoti: Do të marrim qëndrim si grup parlamentar për projektligjin e pagave dhe atë për zyrtarët publikë
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë për Front Online se kjo çështje do të diskutohet me grupin parlamentar.
I, pyetur se cila do të jetë vota e LDK-së, ai nuk ka dashur të flasë më gjatë, duke thënë se për këtë duhet t’i drejtohemi shefit të grupit parlamentar, Arben Gashi.
Por, Gashi nuk ka kthyer përgjigje.
“Mbetet me diskutu në grupin parlamentar. Janë tema që ne jemi marrë vazhdimisht, por tash nëse është fut sot në rend dite ta shohim tash për të premten. Por, për këtë çështje më mirë pyeteni shefin e grupit, Arben Gashin”, ka deklaruar Hoti, për Front Online.