GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Profil, ky është Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë

04/06/2022
në Kosovë, Lajme, Shqipëri
Koha e leximit:2 mins read
Profil, ky është Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë
Share on FacebookShare on Twitter

Bajram Begaj, i cili prej korrikut të 2020 udhëhoqi me postin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, u zgjodh Presidenti i Republikës së Shqipërisë.

Gjeneralmajor Bajram Begaj ka lindur më datë 20 Mars 1967, në Rrogozhinë.

Begaj, veç karrierës ushtarake ka dhe një karrierë të pasur në fushën e mjekësisë, ku dhe ka mbaruar studime universitare, për mjekësi të përgjithshme.

Përpara se të merrte detyrën e shefit të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor prof. asoc. Bajram Begaj, për një periudhë 3-vjeçare, ka shërbyer në detyrën e komandantit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes.

Gjatë karrierës së tij ushtarake, gjeneralmajor Bajram Begaj ka shërbyer në pozicione të ndryshme drejtuese në Forcat e Armatosura, si: zëvendësdrejtor i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”; drejtor i Përgjithshëm i Spitalit Ushtarak; drejtor i Inspektoratit Shëndetësor, kryeinspektor dhe këshilltar i Inspektoratit Shëndetësor në Shtabin e Përgjithshëm të FA; shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake dhe zëvendësdrejtor i Spitalit Universitar të Traumës, si dhe detyra të tjera në strukturat e Forcave të Armatosura.

Gjeneralmajor Begaj ka ndjekur kualifikime dhe specializime të ndryshme në fushën ushtarake dhe atë mjekësore, në institucionet arsimore brenda dhe jashtë vendit.

Ai ka përfunduar Kursin e Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen pranë Akademisë së Forcave të Armatosura, Shkollën e Thelluar Pasuniversitare të Mjekësisë dhe specializimin pasuniversitar në profilin Gastrohepatologji, pranë Fakultetit të Mjekësisë Tiranë.

Gjithashtu ka ndjekur kursin e menaxhimit spitalor dhe kursin e lidershipit mjekësor strategjik në SHBA, Kursin e Lartë Ndërkombëtar të Menaxhimit të Mbrojtjes,  pranë Institutit të Menaxhimit të Burimeve të Mbrojtjes në Shkollën Pasuniversitare të Marinës në SHBA, Seminarin e Lartë Ekzekutiv pranë Qendrës Marshall, Gjermani, si dhe kurse e kualifikime të tjera ushtarake.

Gjeneralmajor Bajram Begaj, ka përfunduar “Doktoratën në Fushën e Mjekësisë”, pranë Fakultetit të Mjekësisë si dhe mban titullin “Profesor i Asociuar” në Mjekësi. Njëkohësisht është vlerësuar me medalje të ndryshme për arritje gjatë karrierës se tij ushtarake.

55-vjeçari Bajram Begaj është i martuar dhe ka dy fëmijë.

ShareTweetShare
Previous Post

Bajram Begaj zgjidhet President i ri i Republikës së Shqipërisë

Next Post

Behgjet Pacolli më i shpejti, e uron i pari Presidentin e ri të Shqipërisë

Next Post
Behgjet Pacolli më i shpejti, e uron i pari Presidentin e ri të Shqipërisë

Behgjet Pacolli më i shpejti, e uron i pari Presidentin e ri të Shqipërisë

Lajmet e fundit

Dan Hutra dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e tri grave

Dan Hutra dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e tri grave

14/05/2025
Alba Pollozhani dhe Lim Hoti largohen nga Ferma VIP 2

Alba Pollozhani dhe Lim Hoti largohen nga Ferma VIP 2

14/05/2025
Njoftim zyrtar i FSHF-së për anëtarët e Klubit të Tifozëve të Kombëtares në lidhje me ndeshjen Shqipëri – Serbi

Njoftim zyrtar i FSHF-së për anëtarët e Klubit të Tifozëve të Kombëtares në lidhje me ndeshjen Shqipëri – Serbi

14/05/2025
Pesë të lënduar në një aksident mes katër automjeteve në Rixhevë të Klinës

65 aksidente trafiku brenda 24-ore të ndodhura në vend

14/05/2025
Gjenden dy mjete të pashpërthyera: Një në Kaçanik, tjetri në Ferizaj

Gjenden dy mjete të pashpërthyera: Një në Kaçanik, tjetri në Ferizaj

14/05/2025
Arrestohen dy persona në Pejë, e ndalën në rrugë dhe i grabiten 1600 euro një kalimtari

Ky është serbi që u arrestua në veri, ngacmonte femrat në rrugë dhe s’linte gjë të “zezë” pa u bërë

14/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Dan Hutra dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e tri grave

Dan Hutra dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e tri grave

14/05/2025
Alba Pollozhani dhe Lim Hoti largohen nga Ferma VIP 2

Alba Pollozhani dhe Lim Hoti largohen nga Ferma VIP 2

14/05/2025
Njoftim zyrtar i FSHF-së për anëtarët e Klubit të Tifozëve të Kombëtares në lidhje me ndeshjen Shqipëri – Serbi

Njoftim zyrtar i FSHF-së për anëtarët e Klubit të Tifozëve të Kombëtares në lidhje me ndeshjen Shqipëri – Serbi

14/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.