GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Profesori Krasniqi zbërthen në detaje planin e Kurtit për Veriun, tregon çka duhet bërë kryeministri

05/08/2023
në Ballina, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Krasniqi kërkon emërimin e ekipit të ri menaxhues për Asociacionin, kritikon BE s’e nuk po i bënë presion Serbisë
Share on FacebookShare on Twitter

Profesori universitar dhe analisti politik, Milazim Krasniqi, përmes një shkrimi në Facebook, ka zbërthyer formulën e kryeministrit Albin Kurtit për Veriun e Kosovës.

Krasniqi thotë se kriza në Veri dhe zgjatja e saj i konvenon Rusisë, derisa kërkon nga Kurti të bëjë hapa konkret.

Ndër hapat e parë sipas Krasniqit është tërheqja e kryetarëve shqiptar nga Veriu dhe shpallja e zgjedhjeve të reja.

Postimi i Krasniqit:

Rusisë i konvenon zgjatja e krizës në veriun e Kosovës. Me këtë krizë Rusia i bën presion Perëndimit, që të mos involvohet më shumë në ndihmë ndaj Ukrainës. Me këtë krizë e mban Serbinë të lidhur pas qerres ruse, si gjoja mbrojtëse e saj nga Perëndimi edhe në KS të OKB-së. Absurd më vete është që qeveria Kurti e ka inicuar krizën në veri, me atë vendimin për targat e veturave, ndërsa Serbia e shfrytëzoi për të realizuar skenarin e Rusisë për destabilizimin dhe izolimin e Kosovës.

Ai vendim absurd për targat dhe disa nga masat që pasuan kanë prodhuar pasoja kundër intesesit tonë shtetëror. Kriza e tashme mund të rritet edhe më shumë në vjeshtë, nëse qeveria Kurti nuk e kupton që kjo krizë po i duhet Rusisë. Rusia synon të formojë në verioun e Kosovës një lloj Abhazie, Osetie ose Donbasi, për ta mbajtur peng shtetin e Kosovës dhe për ta rritur influencën ruse në rajon. Prandaj qeveria Kurti duhet të ndërmarrë veprime konkrete gjatë këtij muaji, që të shmanget skenari i konfliktit të armatosur që është planifikuar nga Rusia për në vjeshtë. Ndër veprimet urgjente duhet të jetë dorëheqja urgjente e katër kryetarëve në komunat veriore dhe mbajtja sa më shpejt e zjedhjeve me pjesëmarrjen e serbëve. Ata kryetarë janë atje kot dhe nuk përfaqësojnë ndonjë standard demokracie e as barazie.

Është marrëzi që Kosova të mbahet peng i mandatit të tyre të kotë. Ata nuk përfaqësojnë askend, meqë tre prej tyre nuk guxojnë të dalin në zyra, ndërsa njëri nuk guxon të dalë nga zyra. Pra, mbajtja e zgjedhjeve sa më shpejt, mund ta rikthejë procesin e integrimit të serbëve në binarë e me këtë e zvogëlon influencën malinje të Rusisë dhe diktatin fashizoid të Serbisë.

Nëse kjo nuk bëhet me vendosmëri, atëherë duhet të kërkohet në pista të tjera përgjegjësia e qeverisë Kurti. Jo vetëm në pistën e përgjegjësisë politike. Rrezikimi i sigurisë dhe ekzistencës së shtetit dhe rrezikimi i sigurisë së NATO-s, pashmangshëm do të adresohej si përgjegjësi penale.

ShareTweetShare
Previous Post

Buzhala paralajmëron skandal të ri, përmedet Hashim Thaçi

Next Post

Plazhe bosh dhe trafik i rënduar në bregdetin shqiptar, shiu largoi pushuesit

Next Post
Të premten termometri do shënojë 42 gradë në Shqipëri

Plazhe bosh dhe trafik i rënduar në bregdetin shqiptar, shiu largoi pushuesit

Lajmet e fundit

“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

18/05/2025
“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

18/05/2025
Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

18/05/2025
Shqipëri-Serbi, lotari për të hyrë në stadium – FSHF shpjegon si do të shpërndahen biletat

Shqipëri-Serbi, lotari për të hyrë në stadium – FSHF shpjegon si do të shpërndahen biletat

18/05/2025
Mbyllet numërimi i votave nga diaspora, PS kryeson me 61.11%

Mbyllet numërimi i votave nga diaspora, PS kryeson me 61.11%

18/05/2025
Meloni organizon bisedime midis Von der Leyen dhe JD Vance

Meloni organizon bisedime midis Von der Leyen dhe JD Vance

18/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

18/05/2025
“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

18/05/2025
Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

18/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.