Ish-mësuesi nga Prizreni, Isa Morina, thotë se ligjëratat të cilat jepeshin në kuadër të lëndës së Mbrojtjes u ndaluan qëllimisht nga Serbia, në mënyrë që të rinjtë shqiptarë të Kosovës të mos dinin gjë për këtë fushë, madje as për ta dhënë ndihmën e parë.
Këto ishin mësime bazike në lëndën e Mbrojtjes. Lënda ishte pjesë e kurikulës edhe në shkollë të mesme.
Gjimnazistët merrnin mësime pak më të rënda. Sipas ish-mësuesit 88 vjeç largimi i Mbrojtjes nga shkollat pati njëfarë ndikimi në luftën e Kosovës.
Morina kërkon që kjo lëndë të kthehet, pasi ka nevojë për të marrë mësime rreth mbrojtjes.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=16&v=rHGLbaW30B4&feature=emb_title