Profesori Amerikan i marrëdhënieve ndërkombëtare, Alon Ben-Meir, ka folur për përplasjet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me SHBA’të dhe BE’në, duke thënë se kjo është alarmante, shkruan Gazeta Metro.
Ben-Meir tha se nuk do duhej të arrihej deri në këtë gjendje, ku i Dërguar Special i SHBA’së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, të lëshoi ultimatum.
Ai gjithashtu ka thënë se është alarmante konfrontimi i Kurtit me SHBA’në.
“Nuk do duhet të kishim arritur deri në këtë gjendje fatkeqe ku i Dërguar Special i SHBA’së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, që lëshoi ultimatum ku i kërkohet kryeministrit Kurti, të deeskaloj konfliktin menjëherë, të përcaktoi zgjedhje të reja si dhe të implementojë marrëveshjen e Ohërit, për ndryshe do ballafaqohet me pasoja”, ka thënë ndër tjera Alon Ben-Meir.
Profesori amerikan ka theksuar faktin se Kurti është duke shpërfillur faktin se pa mbështetjen e SHBA’së dhe BE’së, Kosova nuk do të ketë ku të mbështetët.
“Kurti si duket, po shpërfillë faktin se pa mbështetjen e plotë e SHBA’së dhe BE’së, Kosova nuk ka vend ku të mbahet. Duke i sfiduar përpjekjet e SHBA’së dhe BE’së për t’i normalizuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, Kurti ka treguar shkurtpamësi të jashtëzakonshme, të cilën duhet ta përmirësoj, pasi ai duhet të ruaj reputacionin me aleatët e tij më të rëndësishëm që janë të përkushtuar ndaj pavarësisë së Kosovës, mirëqenën dhe sigurinë e saj”, tha tutje Ben-Meir