GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Profesori amerikan: Pa Asociacion s’ka Këshill të Evropës – Kurti e ka humbur kredibilitetin

07/07/2024
në Kosovë, Lajme, Opinione
Koha e leximit:2 mins read
Profesori amerikan: Pa Asociacion s’ka Këshill të Evropës – Kurti e ka humbur kredibilitetin
Share on FacebookShare on Twitter

Alon Ben-Meir, profesor dhe njohës i politikës ballkanike, nëpërmjet një postimi në platformën “X” të dielën, ka konsideruar se ambicia e Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshill të Evropës, por pa e themeluar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, duket e pamundur aktualisht, duke shtuar se kryeministri kosovar, Albin Kurti, në thelb e ka humbur kredibilitetin.

“Në këtë moment, perspektiva që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës, pa u pajtuar fillimisht për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, praktikisht nuk ekziston. Gjermania, Franca dhe Italia e bënë të qartë shumë javë më parë se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të paraprihet nga zbatimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”.

Autoritetet e Kosovës aplikuan për t’u anëtarësuar në Këshill të Evropës në 2022. Megjithatë, vendi i vogël ballkanik mbetet në vendndalim për shkak të zhvillimeve politike.

Kërkesa e Kosovës nuk u mor parasysh muajin e kaluar, kryesisht për shkak se Gjermania, Franca e Italia, kushtëzuan Kosovën të bëjë hapa konkretë drejt Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës nuk mund ta shqyrtojë draft-statutin për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe derisa ta dekretojë Qeveria e Kosovës, ndonëse bashkësia e organizuar ndërkombëtare e konsideron “hap të parë” drejt garantimit të një niveli adekuat të vetëmenaxhimit për komunitetin serb që përbën shumicën në pjesën veriore të Kosovës.

“Përpjekja e kryeministrit Kurti për ta rrotulluar këtë, pra duke kërkuar që Kosova të bëhet fillimisht anëtare e Këshillit të Evropës, deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, thjesht u refuzua sepse të tre shtetet nuk besonin apo prisnin që Gjykata Kushtetuese domosdoshmërisht ta miratonte Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe”, ka shtuar Ben-Meir.

“Kurti, për më tepër, në thelb e ka humbur kredibilitetin në Këshillin e Evropës dhe Këshilli i Evropës nuk pritet që shqyrtimin e pranimit të Kosovës në këtë organizatë ta vendosë në agjendën e Komitetit të Ministrave”.

Kosova u mbështet nga shumica e deputetëve në Asamblenë Parlamentare për të kaluar fazën e parafundit drejt anëtarësimit në panteonin e kombeve të barabarta evropiane.

Megjithatë, rruga e Kosovës devijoi krejt në fund, kryesisht për shkak të kushtëzimit franko-gjerman, duke bërë që anëtarësimi në këtë organizatë të rëndësishme evropiane të shtyhet për të paktën një vit.

Tags: Albin KurtiAlon Ben-MeirKosova në KiE
ShareTweetShare
Previous Post

Eksperti kroat kritika Lajçakut: S’është në gjendje t’i japë shtysë të re dialogut

Next Post

Regjistrohet edhe një tjetër tërmet në Maqedoninë e Veriut

Next Post
Greqia tronditet nga dy tërmete në pak minuta

Regjistrohet edhe një tjetër tërmet në Maqedoninë e Veriut

Lajmet e fundit

Zjarr në një shkollë teknike në Suharekë

Policia me aksion në qendër të Pejës

17/05/2025
Daut Haradinaj ia tregon Kurtit rrugën drejt zgjedhjeve: Nëse do ai, ekziston një zgjidhje

Daut Haradinaj: Gjuha agresive ndaj Kurtit, na ka penalizuar në vota – Jemi për qeveri të opozitës pa kushte

17/05/2025
Nemo rikthehet në Eurovision me performancën magjike të “The Code”

Nemo rikthehet në Eurovision me performancën magjike të “The Code”

17/05/2025
Kush e ka fituar Eurovisionin vitet e fundit?

Kush e ka fituar Eurovisionin vitet e fundit?

17/05/2025
Ukraina këndon për shpresë në mes të luftës

Ukraina këndon për shpresë në mes të luftës

17/05/2025
Cilat janë rregullat për votim në Eurovision?

Cilat janë rregullat për votim në Eurovision?

17/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Zjarr në një shkollë teknike në Suharekë

Policia me aksion në qendër të Pejës

17/05/2025
Daut Haradinaj ia tregon Kurtit rrugën drejt zgjedhjeve: Nëse do ai, ekziston një zgjidhje

Daut Haradinaj: Gjuha agresive ndaj Kurtit, na ka penalizuar në vota – Jemi për qeveri të opozitës pa kushte

17/05/2025
Nemo rikthehet në Eurovision me performancën magjike të “The Code”

Nemo rikthehet në Eurovision me performancën magjike të “The Code”

17/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.