Profesori amerikan Alon Ben-Meir, njëherazi edhe njohës i cështjeve politike në Ballkanin Perëndimor, tha se Kosova bashkë me vendet tjera duhet të jenë vigjilentë me atë që mund të vie nga Rusia, shkruan Gazeta Metro.
Këtë ai e tha përmes një postimi në Tëitter, ku shkroi se Kosova dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, duhet të jenë vigjilentë për atë çka mund të vie nga Rusia, dhe infiltrime të mundshme të spiunëve rusë.
”Kosova dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor duhet të qëndrojnë sy-hapur kur bëhet fjalë për infiltrime të mundshme të shpiunëve #rus. Ky rajon është objektiv i hapur për Putinin; vendet e tjera duhet t’i frikësohen më shumë afrisë së tij me #Serbinë”, ka shkruar ai në Twitter.
Kujtojmë se me 31 dhjetor ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schëarz shpalli nongrata një zyrtar rus, për të cilin u tha se paraqet rrezik për sigurinë kombëtare.
Por më vonë kjo u kundërshtua nga OKB, të cilët e quajtën të paligjshëm këtë vendim, duke thënë se Kosova nuk është konsultuar paraprakisht para se të merrte këtë vendim.