‘Ditar nga Burgu’ quhet libri nga autori i njohur Shani Hoti, nga Ratkoci i Rahovecit, mësimëdhënes në shkollën “Kater Dëshmorët” Libri është i ndarë në shtatë pjesë, ku secila pjesë në mënyrë kronologjike dhe me një kujdes të shtuar dhe mjaft preciz është paraqitur nga autori. Përveç ndarjes në pjesë ky libër në pjesën e shtatë shoqërohet edhe me fotografi, të cilat dokumentojnë më së miri ngjarjet e përshkruara brenda tekstit, rreth këtij libri sot ka shkruar edhe prof.dr Sabahajdin Cena, transmeton /Gazeta Papirus/
Sabahajdin Cena
ME DITARË SAJOHEN ARKIVËT
– Duke lexuar ditarin e Shani,
Hotit “DITAR NGA BURGU”-
Që në ditën kur zotëri Shani Hoti, një i burgosur gjatë ditëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i lindur në fshatin
Drinas (dikur Ratkoc) e i zënë rob te Ura e Bishtagjinit, më doli para sysh sentenca e vjetër latine “Verbae volant, scripta ma-nent” dhe u binda se latinët ia kanë qëlluar sepse me të vërtetë, fjalët i merr era, por SHKRIMET MBESIN!
Rëndësinë e ditarëve e kuptonin me kohë shkrimtarët e të gjitha periudhave andaj po këtë kurriz skeleti të romanit e dinin edhe Foqion Postoli, edhe Haki Stërmili, edhe Sterjo Spasse, e në fund edhe Ismail Kadare që për mrekulli shfrytëzoi” Ditarin e Ushtarit të Ditarit” që pati rroguar në një mulli si derzertor. Anadj më shkoi mendja që me një qasje të shkurtër të riaktualizojë nevojën për sa më shumë ditarë sepse janë pjesë e një arkivi të madh që do të sajohet kur të grumbullohen më shumë ditarë të këtillë.
“Ditar nga burgu” i autorit Shani Hoti, jo vetëm që mbulon një materje sa të gjerë aq edhe të thellë tematike e motivore,secilit lexues i prin nëpër propiletë e labirinthave që vetëm një pushtet e thundrave karpatoide mund t’i ndërtojë për t’i ekzekutuar; tredhur e përdredhur Ata që kërkonin lirinë e i këtillë ishte edhe studenti Shani Hoti, që lexuesit, ajo që është më e rëndësihme, i ofron krahas narracionit, edhe deskpripcionin e deatjeve që zhvilloheshin nëpër propiletë e labirintheve serboçetnike.
Të cilët edhe me metoda më vulgare të historisë së njerëzimit e detyronin luftëtarin e lirisë Shani Hotin që flasë për shokët e Drinasit, të Rahovecit, të Drenocit e të pikave të tjera më të zjarrta të Ushtrrisë Çlirimtare të Kosovës në të cilat qe edhe Shaniu, prej të cilit nuk doli asnjë fjalë, por të gjitha këto na i ofroi me ditarin që e shkruante gjatë mbrëmjeve nëpër kazamatet serboçetnike, e sot i kemi në dorë. I lexojmë edhe pse me trishtime e rrënqethje, por mburremi për durimin e Shaniut dhe me respektin e 545 studentëve dëshmorë të kësaj lufte, njërën pjesë të së cilës e mbërthen edhe “Ditari nga burgu” i Shani Hotit.
Jetë të gjatë e të lumtur Shaniut, lexim sa më msoavik dashamirësve të
prozës së shkruar veçanërisht të romanit-ditar!.