Kosova dhe Serbia do të takohen sot në Bruksel, për të vazhduar bisedimet për zgjedhjen e përhershme për çështjen e targave.
Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë do të kenë së pari takime dypalëshe me emisarin e Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak, e më pas palët mund të kenë takim të përbashkët.
Përkundër dy ditëve negociata më 20 dhe 21 prill në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk gjetën pajtueshmëri për të arritur marrëveshjen për targat e automjeteve.
Marrëveshja e përkohshme për vendosjen e ngjitësve në simbolet shtetërore në targat e automjeteve pritet të vazhdojë deri në arritjen e një zgjidhje të përhershme. /Gazeta Papirus/