Paraditen e sotme, zjarrfikësit kanë intervenuar në oborrin e shkollës fillore “Faik Konica” në Prishtinë.
Lidhur me rastin, Malë Gashi, ndihmëskomandant i zjarrfikësve në Prishtinë, ka thënë se ekipet janë në terren, por se ende nuk dihet se çka shkaktoi telashet, teksa theksoi se ka diçka të bëjë me rrymë.
“Ekipet janë në vend të ngjarjes, nuk kemi informata më shumë. Por e di që tek shkolla kanë thirrë dhe si informatë e kanë dhënë se ka të bëjë problem me rrymë”, bëri të ditur ai.
Në vendin e ngjarjes janë edhe Policia e Kosovës.