Një vdekje e dyshimtë është raportuar gjatë ditës së djeshme në Prizren.
Policia e Kosovës me anë të raportit 24-orësh bën të ditur se është raportuar se viktima e gjinisë mashkullore që jetonte vetëm, nga të afërmit e tij ishte gjetur pa shenja jete.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor, ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet.