Një qytetar nga Prizreni ka raportuar në polici se një person e ka telefonuar dhe i ka thënë se do ta ndihmojë pasi punon në një organizatë humanitare, raporton Express
Rasti ka ndodhur më 29 tetor të këtij viti, ndërkaq është raportuar në polici më 21 dhjetor
Sipas ankuesit, i dyshuari e ka telefonuar me numër të fshehur. Policia bën të ditur se i dyshuari ka përfituar nga viktima para në vlerë 134 euro.
Policia ka arrestuar të dyshuarin, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Prizren 29.10.2021 – NN. Me datën 21.12.2021 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se me datën 29.10.2021 i dyshuari mashkull kosovar e ka telefonuar me numër të fshehur dhe i ka thënë se do ju ndihmojë pasi punoj në një organizatë humanitare, ku e gjithë kjo ishte një mashtrim. Nga viktima i dyshuari kishte përfituar para në vlerë 134 euro. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë