Policia e Kosovës, ka njoftuar se është arrestuar një person dhe është konfiskuar një armë në Prizren.
Fillimisht, policisë i është raportuar për një rrahje me tre të rinjve, ku më pas ka dal në vendin e ngjarjes, dhe ka parë që njëri nga personat ka pësuar lëndime në kokë pasi ishte goditur me kondak të armës.
Sipas Policise eshte njoftuar edhe se i dyshuari ndalet për 48 orë në ndalim policor ndërsa arma e zjarrit bashkë me një karikator të zbrazët është sekuestruar.
Njoftimi i plote:
Ndalohet një person dhe sekuestrohet një armë zjarri në Prizren
Prizren, 9 mars 2023
Me datën 7 mars 2023, rreth orës 23:30, në Prizren, është raportuar për një rrahje ndërmjet mes të tre të rinjve.
Njësitet patrulluese policore të Stacionit Policor Prizren kanë shkuar në vendngjarje, ku nga hetimet e para është kuptuar se në rrahje janë përfshirë tre të rinj, njëri nga ata kishte pësuar lëndime në kokë sepse ishte goditur me kondak të armës – pistoletës.
Gjatë goditjes, të dyshuarit i kishte rënë kafka e armës, i cili ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Me datën 08.03.2023 i dyshuari i rastit , pasi që është ftuar nga Policia është paraqitur në Stacionin Policor në Prizren, bashkë me armën të cilën e ka përdorur në rastin e rrahjes.
Është njoftuar prokurori i shtetit, ku i dyshimti është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës. Ai deklaron se deri te përleshja ka ardhur për shkak të një borxhi.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari ndalet për 48 orë në ndalim policor ndërsa arma e zjarrit bashkë me një karikator të zbrazët është sekuestruar.
Kundër të dyshuarit përveç për rastin “lëndim i lehtë trupor” është filluar hetimi edhe për veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim i paautorizuar i armës”.