Policia e Kosovës ka njoftuar se pas mesnate kanë arrestuar një person me iniciale V.S., 28 vjeçar në Prizren, pasi është ndaluar në Prizren dhe nën nën ulësen e tij janë hasur 20 fishekë që më pas janë sekuestruar.
“Nen ulësen e ngasësit te këtij automjeti – te dyshuarit V.S.( 28 vjeçar) janë hasur njëzet cope fishekë te kalibrit 7.62mm te cilat me pas janë sekuestruar nga ana e krim teknikut ne cilësinë e dëshmisë materiale”, thuhet në njoftim.
I njëjti është arrestuar dhe gjatë intervistimit ka pranuar se në shtëpinë e tij ka dy armë të zjarrit pa leje.Policia ka bastisur shtëpinë e tij dhe ka gjetur dy pushkë automatike AK-47 dhe dy karikatorë, të cilat janë sekuestruar.
Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, kurse ndaj tij është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar i armëve”.