Një aksident i rëndë ka ndodhur orët e mbrëmshme në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, ku një person ka humbur jetën pasi është goditur nga një automjet.
Siç merr vesh mediumi Sinjali personi që humbi jetën nga ky aksident është Selvedin Kadrija.
Bëhet e ditur se ngasësi që drejtonte veturën me targa sllovene.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, teksa bëhet e ditur se ngasësi i dyshuar tashmë është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
Kurse me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore.