Në orët e para të së hënës, është arrestuar një person në fshatin Vërmicë të Prizrenit, pasi që i njëjti dyshohet për veprën penale “Pjesëmarrje ose Organizim i Grupit Kriminal të Organizuar / Kontrabandim me Migrantë”.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, imigrantët i janë nënshtruar procedurave për vendosje në qendrën e azilit.
“Ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.