Depresioni shpeshherë është cilësuar si një faktor serioz që mund të drejtojë njeriun drejt vetëvrasjes. Ndjenjat e dëshpërimit, zemërimit, e depresionit jo rrallëherë i kanë shtyrë të rinjtë të tentojnë të kryejnë këtë akt, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë dhe mjaft i rëndë ka ndodhur të martën në një familje në lagjen Arbana në Prizren, ku një 21-vjeçare ka prerë venat e njërës dorë dhe për pasojë iu është përkeqësuar gjendja shëndetësore. Burimet nga Emergjenca kanë bërë të ditur se vajza është pranuar në këtë qendër gjatë ditës, ku po vazhdon trajtimin mjekësor.
Siç mëson Sinjali, 21-vjeçarja ka tentuar t’i jap fund jetës për shkak se ishte në gjendje të rëndë emocionale, pasi dyshohet se ka pasur marrëdhënie seksuale me një burrë të martuar. Kjo situatë e ka rënduar jashtëzakonisht shumë dhe e ka çuar drejt mendimit për vetëvrasje.
Familjarët u tronditën kur e morën vesh, me ç’rast e dërguan në spital, teksa për rastin është vënë në dijeni Policia dhe Prokurori i Shtetit, i cili i ka urdhëruar inicimin e rastit si “Tentim vetëvrasje”.
Kujtojmë se rastet e tilla janë shpeshtuar shumë dhe kjo po cilësohet si një dukuri mjaft shqetësuese.